LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Opozita rendit prova dhe padi “për vjedhjen e zgjedhjeve nga socialistët”

Shqipëri: Opozita rendit prova dhe padi “për vjedhjen e zgjedhjeve nga socialistët”

Në Tiranë, partitë e opozitës po publikojnë fakte dhe padi, që provojnë, sipas tyre, vjedhjen e votave nga Partia Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim publikuan edhe sot prova, për atë që ato e quajnë “një masakër zgjedhore”.

Socialistët i kanë hedhur poshtë këto akuza dhe pohojnë se po presin certifikimin e fitores së tyre të rregullt nga KQZ-ja.


Ndërkohë, në radhët e PD-së po shtohen zërat për largimin e kryetarit të saj, Lulzim Basha.

Partia Demokratike deklaroi sot se kryeministri Rama dhe një ministre e kabinetit ishin në krye të operacionit për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur legalizimet e ndërtesave në këmbim të votave.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi publikoi urdhëra dhe biseda në një grup online të ministres Balluku dhe një seri vartësish të administratës, të cilët prej më shumë se një muaji këmbenin lista dhe foto objektesh pa leje, që i legalizonin para zgjedhjeve në këmbim të votave nga pronarët e tyre për Partinë Socialiste.

“PD ka bërë kallëzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021. Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesave” – tha zoti Bardhi.

Kjo, sipas tij, është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe ministrja e tij shkelën ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, foli për “një masakër zgjedhore nga ana e Partisë Socialiste”, që po provohet dita ditës.

Ai tha se manipulimet e shumta të procesit zgjedhor do të paditen para drejtësisë.

“Kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes, që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme. Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar. Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat etj” – tha ai.

Pas këqyrjes së dokumentave dhe pamjeve filmike të marra nga KQZ-ja, LSI do të kërkojë po ashtu rishikim për Qarkun e Durrësit, rinumërim votash në disa qarqe të vendit dhe rishikim të pavlefshmërisë së një numri të madh votash.

Ndërsa drejtuesit kryesorë të opozitës po përpiqen të dokumentojnë shkeljet e procesit zgjedhor, në radhët e PD-së po shtohen zërat, që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, theksoi sërish sot në një takim me shtypin nevojën që ka kjo parti për të analizuar humbjen e radhës dhe për të zgjedhur drejtues të rinj.

Socialistët nga ana e tyre kanë hedhur poshtë cdo akuzë për manipulim të zgjedhjeve dhe deklarojnë se qytetarët iu dhanë një mandat të tretë besimi pas përballimit të pandemisë dhe tërmetit./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori