Si të lehtësoheni nga stresi shpejt: Gjëra pesëminutëshe që mund t’i bëni të gjithë!
Në momentet kur nuk ndiheni në formën tuaj më të mirë, mund ta sillni veten shpejt në humor, duke bërë ca gjëra jo shumë të komplikuara
Aimee Daramus, psikologe klinike, jep këto këshilla:
1. Zgjidhni një objekt të këndshëm ose intrigues në hapësirën tuaj dhe eksplorojeni me shikim, tingull dhe prekje. Kjo do t’ju rikthejë në bukurinë e jetës përreth jush. Do t’ju bëjë më të vetëdijshëm për momentin ku jeni.
2. Hani një copë të vogël të një ushqimi të preferuar. Shijojeni me detaje dhe jini të pranishëm duke ndjerë aromën, duke parë ngjyrën. Vlerësojini vërtetë këto kënaqësi të vogla të jetës.
3. Dëgjoni një audio, instrumental – pra këngë pa tekst dhe përpiquni të fokusoheni vetëm aty.
4. Vini një varëse në qafë, pak të gjatë, lëkunduni dhe merrni frymë thellë ndërsa e shikoni të lëkundet para dhe prapa. Studime të panumërta kanë treguar se frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë mund të rregullojë sistemin tuaj nervor.
5. Pyete veten se çfarë do doje të dëgjoje për t’u inkurajuar. Thuaja ato fjalë vetë vetës. Shkruaji disa herë ose vendosi tek shënimet e telefonit për t’i patur si rikujtim.
6. Kaloni disa minuta në “pozën e fëmijës” sepse dorëzimi në këtë pozicion e bën trupin të kuptojë se është i sigurt dhe qetëson sistemin tuaj nervor. Poza duket kështu:
7. Lani fytyrën. Kjo shërben si një rifreskim i shkëlqyer për mendjen dhe trupin.
8. Tunde! Kërceni, hidhuni, bëni zumba etj. Këto ndihmojnë në “shkundjen” e nervave, stresit dhe çdo bllokimi energjik që po përjetoni.
9. Shkëputuni pak nga teknologjia. Ka një arsye që ekspertët e gjumit nuk rekomandojnë pajisje në dhomën tuaj të gjumit: Ato priren të shkaktojnë ankth. Vendosini poshtë, fshihni ato, ose konsideroni t’i jepni vetes një “shtetrrethim dixhital”.
10. Bëni një listë të 10 gjërave të para që ju vijnë në mendje kur mendoni se çfarë ju bën më të lumtur. Mbërtheni listën diku ku mund ta shihni për pjesën tjetër të ditës dhe përdoreni atë si një kujtesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit