LAJMI I FUNDIT:

Osmani viziton kullën e Ilaz Kodrës: Ai ishte dora e djathtë e Adem Jasharit, sakrifica e tij nuk do të harrohet

Osmani viziton kullën e Ilaz Kodrës: Ai ishte dora e djathtë e Adem Jasharit, sakrifica e tij nuk do të harrohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa e Osmani e shoqëruar nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari kanë vizituar kullën e heroit Ilaz Kodra,  në 22 vjetorin e rënies së tij.

Osmani ka thënë se Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët e parë të lirisë dhe dora e djathtë e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Sot në 22 vjetorin e rënies heroike së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe familjarët nderuam heroin e Kosovës, Ilaz Kodrën i cili ishte ndër luftëtarët e parë të lirisë, ishte ndër luftëtarët më të hershëm dhe dora e djathtë e Komandantit legjendar Adem Jashari që së bashku dhanë kambanën e lirisë”, tha Osmani.


Ajo shtoi se Ilaz Kodra e Adem Jashati në vitet e 90-ta, organizuan rezistencën tonë për liri, për Kosovën shtet sovran e të pavarur.

“Ata u bënë mburojë e popullatës civile shqiptare që në atë kohë sulmohej barbarisht nga shërbimi gjenocidal. Ilaz Kodra e dëshmoi edhe gjatë rënies së tij dhe me veprën e shembullin që la pas sesa i lartë ishte çmimi i lirisë që të gjithë e paguam. Jemi krenar me veprën e tij, sakrifica e tij nuk do të harrohet. Kjo kullë që e shohim është simbol jo vetëm i qëndresës së tij, por simbol i qëndresës dhe sakrificës shqiptare për liri e pavarësi”, tha Osmani.

Ndërsa kryetari i komunës së Skenderaj Bekim Jashari, Kodrën e ka përshkruar si njeri që fliste pak, por punonte shumë.

“Ne bashkërisht bëmë nderime pran bustit të Ilaz Shkodrës njërit prej organizatorëve të celulës së parë të Adem Jasharit në vitet e 90-ta. Çka do që mund të flasim për Ilazin mund të harrojmë diçka dhe mund të gabojmë dhe mund të lëndojmë. Ai ishte një kryevepër fjalë pak, por shumë punë”, tha Jashari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori