LAJMI I FUNDIT:

Arritën 200 mijë vaksinat kineze kundër COVDI-19 në Maqedoni

Arritën 200 mijë vaksinat kineze kundër COVDI-19 në Maqedoni

Gjatë ditës së sotme arritën 200 mijë vaksinat kineze në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

Dërgesën me vaksina e pritën ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasdaori i Republikës Popullore të Kinës, Jang Suo.

Nga java e ardhshme fillon imunizimi masiv në Maqedoni
Lexo po ashtu Nga java e ardhshme fillon imunizimi masiv në Maqedoni

Vaksinat janë blerë në bisedime të drejtpërdrejta ndërsa me shpërndarjen e këtyre vaksinave në pikat rajonale në gjashtë qytete duhet të fillojë edhe imunizimi masiv.


Ndryshe, deri tani janë vaksinuar 60 mijë qytetarë ndërsa mbi 200 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut amë./Telegrafi/