LAJMI I FUNDIT:

Kiçmari: Paraqitjet e Kurtit në Bruksel ishin të dinjitetshme

Kiçmari: Paraqitjet e Kurtit në Bruksel ishin të dinjitetshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari ka vlerësuar vizitën e Kurtit në Bruksel.

Ai thotë se në aspektin përmbajtësorë Kurti u paraqit mjaft mirë në takime me zyrtarë të rangut të lartë të shteteve të Bashkimit Evropian.


“Vizita ishte mjaft profesionale në aspektin përmbajtësor. Ka takuar shumë diplomatë të lartë. Në rrafshin protokollar pritja ka qenë më e mira e mundshme…Paraqitjet e kryeministrit ishin të dinjitetshme”, tha në RTV Dukagjini, Sabri Kiçmari.

Diplomati thotë se nuk mund të ketë zgjidhje parciale të problemit pa pasur njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia.

Kiçmari thotë se nuk ka asgjë të keqe që Kurti ka kërkuar më shumë kohë për dialogun.

“Përgjigjet e shpejta dhe me nguti mund të jenë të gabuara dhe me pasoja, prandaj Kurti ka bërë mirë që ka reaguar ashtu. Në diplomaci koha është shumë e rëndësishme”.

Diplomati thotë se duhet pasur kujdes me fjalorin e Vuçiqit pasi thotë se presidenti i Serbisë pas çdo takimi në Bruksel gjendjen për Serbinë e ka paraqitur shumë të vështirë dhe dramatike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori