LAJMI I FUNDIT:

Testi i dështuar: Raketa ruse për pak sa nuk goditi fregatën nga e cila u lëshua

Testi i dështuar: Raketa ruse për pak sa nuk goditi fregatën nga e cila u lëshua

Një fregatë ruse shmangu goditjen e saj për pak me raketën e saj të lundrimit në test armësh të dështuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketa e dështuar Kalibr la lëshuesin e anijes luftarake, u ngrit dhe u rrotullua në mënyrë alarmante para se të përplaset në oqeanin Paqësor.

Raketa e dështuar përbënte një kërcënim të madh për fregatën e sapo rinovuar Marshal Shaposhnikov ndërsa goditi ujin, me flakë të dukshme në sipërfaqe.


Një zë i oficerit që bën filmin nga ajri dëgjohet në një video të incidentit duke thënë ‘Shikoni, deti po digjet’.

Përfundimisht raketa Kalibr u dogj në Oqeanin Paqësor, ndërsa anija luftarake u largua nga vendi i rrëzimit.

Koha e incidentit në Kalibr nuk është e qartë dhe marina ruse nuk e ka pranuar aksidentin.

Është e paqartë se çfarë mund të kishte ndodhur nëse raketa do të binte përsëri në anijen luftarake, por nga videoja duket se anija ishte pak metra nga shkatërrimi. /Telegrafi/