Me kombinimin e dy mutacioneve, varianti indian i coronavirusit mundet më lehtë të shmang sistemin imunitar. Për këtë edhe personat e vaksinuar kundër COVID-19 dhe ata që ishin infektuar mundem më lehtë të infektohen me këtë variant.
Varianti indian i coronavirusit B.1.617 tregon dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në sipërfaqen e proteinave: E484Q dhe L452R. Këto shifra tregojnë pozicionin e saktë të ndryshimit të këtij gjenomi, transmeton Telegrafi.
Mutacione të caktuara prej kohësh dihen: E484! Është i ngjashëm si variant me atë të E484K, që u shfaq në Britani të Madhe, Afrikën e Jugut dhe në Brazil. Kurse mutacioni L452R tashmë gjendet në variantin e Kalifornisë – CAL.20C.
Megjithatë, në Indi këto dy mutacione tani për herë të parë po shfaqen së bashku, për çka flitet shpesh për “mutacion të dyfishtë”. Fakti që dy mutacionet po shfaqen së bashku, nuk do të thotë domosdoshmërisht që ky variant është dyfish më infektues apo më i rrezikshëm – kjo do të duhej të hulumtohet – deri më tani nuk ka të dhëna për një gjë të tillë.
Për çdo rast, “mutacioni i dyfishtë” është vetëm një prej arsyeve të kësaj situatë katastrofale në Indi. Bëhet fjalë për vendin me 1.4 miliardë banorë dhe më shumë se 17 milionë raste të konfirmuara me infeksion të COVID-19, kurse numri i rasteve jo të raportuara besohet të jetë shumë më i madh. Afro 200 mijë njerëz kanë humbur jetën nga coronavirusi.
Problemi më i madh është se shumë raste po ndodhin të njëjtën kohë – deri në 353 mijë raste të reja të zbuluara në vetëm 24 orë – duke rrezikuar kështu sistemin shëndetësor që është buzë kolapsit.
Prej kohësh autoritetet lokale dhe ato nacionale kanë luftuar në mënyrë të pjesshme kundër pandemisë, shumë herët janë zbutur masat kufizuese – e madje janë toleruar edhe tubimet fetare dhe manifestimet e ndryshme.
Kur varianti i ri i virusit gjen mënyrën të shmang sistemin imunitar – shkenca atë e quan – mutacioni i arratisë (Escape-Mutation).
Sipas Institutit Robert Koch, këto mutacione çojnë në “zvogëlimin e aftësive që patogjenet të neutralizojnë me antitrupa apo qelizat T”. Faktor vendimtar, megjithatë mbetet se sa do të ketë aftësi të zvogëloj efektin e tyre.
Këto mutacione gjithashtu mund të jenë të rrezikshme për ata që tashmë janë vaksinuar, apo ata që janë shëruar nga COVID-19. Ende nuk është e qartë nëse njerëzit që janë vaksinuar mund të infektojnë të tjerët.
Megjithatë, eksperti shëndetësor i SPD, njëherit epidemiolog i shquar, Carl Lauterbah, ka bërë thirrje për një studim të ri nga India sa i përket neutralizimit, përmes të cilit vaksinat ekzistuese do të duhej të vepronin kundër variantit të ri B.1.617.
Sipas një hulumtimi të ri në Britani të Madhe, vaksinat zvogëlojnë rrezikun nga infektimi për dy të tretat, ka njoftuar Lauterbah. E nëse dikush sëmuret pavarësisht se është vaksinuar, përqindja e simptomave të theksuara bie për dy të tretat. Të paktën thuhet se pacientët e vaksinuar janë më pak infektues.
Pavarësisht se tingëllon si diçka cinike në situatën dramatike që është krijuar në Indi, deri më tani Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), variantin indian B.1.617 e ka klasifikuar vetëm si “variant of interest” – përkatësisht një prej atyre që duhet kushtuar vëmendje.
Ndryshe prej tij, varianti britanik B.1.1.7, ai i Afrikës së Jugut B.1.351 dhe brazilian P.1 janë klasifikuar si “variant of concern).
E sipas OBSH-së, këto variante janë “brengosëse”, pasi përhapen më lehtë – pasi që procesi i sëmundjes dhe shërimit është më i rëndë dhe më i gjatë, pasi që virusi mund të shmang sistemin imunitar dhe për këtë vaksinat ekzistuese tregohen si më pak efikase.
Deri më tani, megjithatë, ekzistojnë shumë pak të dhëna të besueshme për variantin indian (mutacionin e dyfishtë) – dhe për këtë është e mundur që OBSH-ja do të duhej t’i nënshtrohet një lloj klasifikimi, duke filluar me një vlerësim të ri duke u bazuar në të dhënat që i disponon.
“Akoma nuk është e mundur me saktësi të konstatohet trendi i ri, për këtë duhet me kujdeset të monitorohet gjithçka”, ka thënë Rihard Neher, kreu i ekipit hulumtues “Evoluimi i virusit dhe bakterit” pranë Universitetit të Bazelit.
Në përgjithësi nuk dihet shumë për disa variante me mutacione që meritojnë vëmendje të veçantë.
“Në këtë aspekt, mendoj që B.1.617 nuk meriton më shumë vëmendje sesa variantet e tjera”, ka shtuar Neher.
As Kristian Dorsten, virolog pranë Klinikës Universitare të Berlinit, nuk sheh ndonjë arsye për brengë sa i përket variantit indian. Për këso lloje të mutacioneve nevojitet vetëm “azhurnim” për gjeneratën e ardhshme të vaksinave, mendon eksperti gjerman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A