LAJMI I FUNDIT:

Jeni të mërzitur kur bie shi dhe të gëzuar kur ka diell: A ndikon moti në humorin tonë dhe si shpjegohet kjo?

Jeni të mërzitur kur bie shi dhe të gëzuar kur ka diell: A ndikon moti në humorin tonë dhe si shpjegohet kjo?

“Pse ndihemi keq kur moti ndryshon?”. Por gjithashtu “Pse jemi më produktiv kur është me diell, pse ndihemi të shkatërruar kur vjen pranvera?”

Me pak fjalë, a luan një rol në të vërtet, moti dhe variacionet e tij të pafundme në gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien?

Po! Meteoropatia (quhet gjendja që ju shkakton ndryshimi i motit) në psikologji ka shumë kuptime dhe aspekte, atë që ne i perceptojmë çdo ditë, dhe shpesh i përkthejmë ato në ndjesi, mendime të këqija, humor të keq ose të mirë.


Le të fillojmë menjëherë duke thënë se meteoropatia, në një kuptim shkencor, hyn në çrregullimet që quhen çrregullime afektive sezonale. Kjo përfshin gjithashtu të gjitha ato simptoma që lidhen me ndryshimin e stinës ose motit. Trishtimi i verës, ose nostalgjia që vjen kur mbyllet edhe çadra e fundit në plazh, mund të jetë një simptomë.

Me pak fjalë, ndjenja e nostalgjisë ose melankolisë, lodhja ose nervozizmi kur moti ndryshon me kalimin e stinëve është krejtësisht normale. Dhe midis simptomave të meteoropatisë, përveç humorit të keq (i cili shpesh është ai që citohet më shumë nga ata që ndiejnë ndikimin e ndryshimit të motit në ekuilibrin e tyre), ka edhe probleme në rënien në gjumë dhe shqetësimet e gjumit.

Nuk është rastësi që në anglisht quhet edhe “Weather pain”(dhimbja e motit): në disa raste ndryshimi i papritur i temperaturës ose një ditë me shi mund të shkaktojë gjithashtu probleme shëndetësore, dhimbje kyçesh ose kockash dhe sëmundje të tjera të përhapura.

Në disa raste, çrregullimet sezonale rezultojnë në ankth dhe depresion. Kur nuk doni më të ngriheni nga shtrati, ndiheni të dobët, nuk keni më stimuj nga bota e jashtme, sëmundja e thjeshtë sezonale ka shkuar përtej kufijve dhe ndonjëherë duhet dhe të bëjnë terapi për ta kaluar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori