Harrojeni qiranë! Në Gjenevë të Zvicrës, qiramarrësve ju kërkohen “qindra franga” – vetëm për të parë banesën
Apartamentet me çmim të arsyeshëm janë të pakta në Gjenevë. Kur ndonjë dikush lihet i lirë, ai merret shpejt, edhe para se të reklamohet për qira.
Meqenëse kërkesa është shumë më e lartë se oferta, disa agjenci të zhvendosjes thuhet se po përfitojnë nga kjo prirje duke u ngarkuar kërkuesve të shtëpive 350 franga për të vizituar pronat e lira, shkruan The Local.ch, përcjell Telegrafi.
Dhe siç shkruan ky portal, kjo praktikë doli në dritë kur një klient i mundshëm rrëfeu përvojën e tij në transmetuesin publik RTS.
Burri tha se ai iu përgjigj një reklame të postuar nga një agjenci zhvendosjeje, e cila i tha atij se mund të vizitonte apartamentin vetëm pasi të kishte paguar tarifën 350 franga.
Punonjësi kishte pretenduar se pagesa do të rrisë shanset e burrit për të marrë banesën.
“Nuk mund ta imagjinoja të paguaj as një frangë për të vizituar një banesë”, ka thënë ai për RTS.
Transmetuesi ka hetuar pretendimin e burrit dhe zbuloi se banesa u reklamua për herë të parë në internet nga qiramarrësi që zuri lokalet dhe donte të dorëzonte qiranë e saj.
Ndërkohë, gruaja, e identifikuar si Carole, tha se brenda 15 minutash nga vendosja e reklamës, “Unë u afrova nga një agjenci e zhvendosjes. Ata më thanë se mund të gjenin një qiramarrës për mua”.
Por ajo reagoi kur mësoi për tarifën prej 350 frangash që agjencia ngarkoi për të vizituar banesën e saj.
“Unë u indinjova. Unë kontaktova këtë kompani dhe i urdhërova që të tërheqin reklamën”, ka rrëfyer ajo.
“Sipas hulumtimit tonë, qindra apartamente janë prekur nga kjo praktikë”, zbuloi RTS, shkruan The Local.ch, përcjell Telegrafi.
“Këto praktika skandaloze lulëzojnë në zonat ku ka një krizë strehimi”, tha Christian Dandrès, një avokat i shoqatës për të drejtat e qiramarrësve, ASLOCA.
RTS vuri në dukje se kontaktoi agjencinë në fjalë, si dhe të tjerët që merren me këtë praktikë, “por askush prej tyre nuk donte të fliste para kamerës”.
“Përmes telefonit, ata e bëjnë të ditur se nuk shohin ndonjë problem me mënyrën e të bërit biznes dhe se qiramarrësit janë të lirë të bien dakord për këto kushte ose jo”.
Sidoqoftë, RTS nuk dha emrat e agjencive që intervistoi dhe nuk tregoi nëse kjo praktikë është e zakonshme edhe në pjesë të tjera të Zvicrës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Trump konfirmon planin për të përdorur ushtrinë për dëbim masiv të imigrantëve
"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Baerbock e Gjermanisë mbështet lëvizjen e SHBA-së për lejimin Ukrainës që të përdorë raketat me rreze të gjatë kundër Rusisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian