LAJMI I FUNDIT:

LVV tërheq vëzhguesit nga Shqipëria, akuza ndaj numëruesve të votave, komisionerëve dhe policisë së shtetit

LVV tërheq vëzhguesit nga Shqipëria, akuza ndaj numëruesve të votave, komisionerëve dhe policisë së shtetit
Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka publikuar sot vëzhgimin e bërë nga tre kandidatët e pavarur për qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, përkatësisht Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Lëvizja Vetëvendosje pretendon për shkelje ligjore të bëra nga komisionet e qendrave të numërimit gjatë procesit të numërimit të votave. Këto shkelje përfshijnë moslejimin e vëzhguesve të pavarur për të hyrë në qendrat e numërimit, presion për të mos dokumentuar krimet elektorale gjatë procesit të numërimit, injorimin e kërkesave të tre kandidatëve nga komisionet të numërimit të votave, etj.

“Vendime për të mos lejuar vëzhguesit e tre kandidatëve të pavarur të hynë në disa prej  qendrave të numërimit, veçanërisht gjatë procesit të hapjes së kutive. Presioni dhe kërcënimet drejtuar vëzhguesve për të mos dokumentuar me fotografi dhe video krimin elektoral që ka ndodhur brenda qendrave të numërimit. Pengesat direkte edhe të kandidatëve për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit, si në rastin e Shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Mosreagimin dhe moskokëçarjen prej komisioneve të numërimit të votave, ndaj kërkesave legjitime të vëzhguesve të tre kandidatëve të pavarur. Eliminimi nga procesverbali i raportimit të votave në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë për kandidatin Boiken Abazi në datën 26 prill 2021. Dhuna e pajustifikuar që shpërtheu brenda dhe jashtë shkollës “1 Maji” në Tiranë nga komisionerët si dhe nga forcat e policisë, duke i shtuar brutalitet atmosferës kërcënuese, e duke rrënuar procesin zgjedhor”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje.
Një fenomen të cilit Lëvizja Vetëvendosje i ka vënë fokusin është shpallja e votave si të pavlefshme, gjë që është bërë me qëllim nga ana e numëruesve sipas Vetëvendosje në Shqipëri.


“Përsëritja e fenomenit të vjedhjes dhe/ose shpalljes së votës si të pavlefshme nga ana e komisionerëve përmes vendosjes së një “X” të dytë në shumë fletëvotime ku ka patur votim të kandidatëve të pavarur. Kjo gjë është dokumentuar gjerësisht në raportet me shkrim që kemi nga vëzhguesit tanë, por edhe në fotografi, madje edhe në një video të ardhur nga Qarku Gjirokastër”, reagoi LVV në Shqipëri.

Gjithashtu, Lëvizja Vetëvendosje lëshoi akuzë edhe ndaj policisë së shtetit për zbatim të urdhrave të paligjshme.

“Keqpërdorimi i Policisë së Shtetit duke e vendosur në shërbim të zbatimit të urdhrave të jashtëligjshëm që janë dhënë në disa raste prej disa prej kryetarëve të qendrave të numërimit”, tha LVV Shqipëri, duke shtuar se ekipi i LLV është duke grumbulluar prova filmike dhe dëshmi me shkrim për të dorëzuar ankesat pranë organeve përkatëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori