LAJMI I FUNDIT:

Qeveria solli vendim: Prej nesër ora policore prej në 21:00, për Bajram dhe për Pashkët nuk do të vlejë

Qeveria solli vendim: Prej nesër ora policore prej në 21:00, për Bajram dhe për Pashkët nuk do të vlejë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme i ka pranuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, në lidhje me masat kufizuese për parandalimin e coronavirusit.

Prej nesër (e mërkurë) ora policore në të gjithë vendin do të fillojë prej orës 21:00 deri në ora 05:00.


Nga Qeveria thonë se përjashtim për këtë regjim të lëvizjes, do të jenë netët në mes 1 dhe 2 majit, gjegjësisht gjatë festës së Pashkëve dhe në mes 13 dhe 14 majit, gjatë festës së Bajramit.

“Duke filluar nga 28 prilli, të gjitha objektet hotelerike do të mund të punojnë vetëm në tarraca edhe atë deri në ora 20:30. Kompanitë e hotelierisë të regjistruara për festa (dasma, ditëlindje, pagëzime, etj.) do të mund të organizojnë punën vetëm si restorante në natyrë, dmth në tarraca, dhe mbetet ndalimi i organizimit të dasmave, ditëlindjeve, pagëzimeve, etj”, thonë nga Qeveria.

Përjashtim nga kjo janë objektet hotelierike në aeroportet ndërkombëtare, si dhe ambientet e akomodimit (hotele, motele, hostele, konvikte, etj.) për personat që janë akomoduar në këto ambiente, të cilët mbeten të punojnë si më parë.

Këto masa do të vlejnë deri më 15 maj, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori