Pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha se përveç problemeve teknike me aparatet për identifikimin biometrik të votuesve, procesi zgjedhor në përgjithësi ka kaluar pa probleme të theksuara.
Ekipet e BE-së në Shqipëri po vazhdojnë të vëzhgojnë procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe do të vazhdojnë vëzhgimin e numërimit. Të gjitha ekipet e BE-së në Shqipëri informacionet e mbledhura do t’ia dorëzojnë OSBE-së dhe ODIR-it të cilët nesër rreth drekës pritet që të dalin me një vlerësim paraprak të zgjedhjeve në Shqipëri
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, tha se procesi i votimit ka kaluar pa probleme, përveç disa telasheve me aparatet për identifikimin biometrik. Ai shtoi se ekipet e BE-së në Shqipëri do të vazhdojnë vëzhgimin edhe në procesin e numërimit të fletëvotimeve.
“Përveç disa problemeve që janë hasur me aparatet që kanë qenë për identifikimin biometrik, ajo që kemi parë ne është se administrata zgjedhore ka funksionuar mirë dhe pa probleme. Dhe ekipet ose skuadrat tona, skuadrat e BE-së që po vëzhgojnë zgjedhjet në pjesën dërmuese të Shqipërisë do të bëjnë pikërisht atë gjë që po bëj edhe unë këtu që të vëzhgojmë edhe procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe të gjithë procesin edhe më pas … Pra ajo që do të bëjmë ne është që do të lejojmë komisionet e qendrave të votimit që të kryejnë të gjitha procedurat e tyre për mbylljen e proceseve të votimit dhe çdo gjë tjetër, por ne do të vazhdojmë punën tonë do të vijojmë më pas sonte me vëzhgimin e numërimit, do ta ndjekim atë deri në mëngjes, deri nesër ku ne shpresojmë që të ketë rezultat”, tha ai.
Ambasadori i BE-së u bëri thirrje subjekteve politike që të ndjekin procesin e numërimit me qetësi dhe durim, dhe te kenë respekt për rezultatin që do të shpallë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Ajo që do të bëjmë ne është në saje të vëzhgimeve që ne do të kemi bërë dhe të gjetjeve të OSBE-ODIR ne do të punojmë në bazë të këtyre gjetjeve më pas për Shqipërinë. Më lejoni të them që personalisht për mua, ajo që kam parë ka qenë një pjesëmarrje vërtet e madhe një pjesëmarrje e lartë dhe më është dukur që qytetarët dhe zgjedhësit shqiptarë e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë vërtet e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj… Prandaj tashmë është koha që në të vazhdojmë me të gjitha punët që duhet bërë që të vijojë procesi të vazhdojmë ta ndjekim atë me qetësi me durim, por po ashtu është e rëndësishme që të ketë respekt për rezultatin që do të shpallë KQZ, pikërisht të vazhdojmë me këtë pozitivitet të cilin ne kemi parë deri tani”, tha ai
Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për të zgjedhur 140 deputetët e ri të Kuvendit, ku sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë votuar 45.48 për qind nga 3.588.869 qytetarë shqiptarë me të drejtën e votës, ndërsa 107 mijë e 24 zgjedhës votojnë për herë të parë.
Në garën zgjedhore janë 1841 kandidatë për deputetë, teksa 732 kandidate ndër to janë femra ose 39.76 %.
KQZ ka njoftuar se 5199 Qendrat e Votimit monitorohen me kamera, gjë që është një garanci e shtuar në parandalimin e pa ligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë etj. Në fletën e votimit janë regjistruar 12 parti politike si dhe në disa qarqe ka kandidatë të pavarur.
Në këto zgjedhje qytetarët kanë mundur të votojnë si për partinë politike, ashtu edhe për kandidatët e partive.
KQZ ka bërë të ditur se brenda 48 orëve do të kemi rezultatin e fituesve të këtyre zgjedhjeve për subjektet politike dhe koalicionet, raporton KP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje