LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ua heq shtesat edhe një pjese të Policisë

Qeveria ua heq shtesat edhe një pjese të Policisë
Foto: Ilustrim

Pakoja e re Emergjente e Qeverisë Kurti 2 ka lënë jashtë disa kategori të institucioneve dhe bizneseve që mund të jenë prekur financiarisht apo rrezikuar nga situata me pandeminë në Kosovë. Mes tyre janë edhe mbi 2 mijë punonjës hetues të Policisë së Kosovës të cilët kësaj radhe nuk përfituan mjete shtesë për punën sipas nevojave në terren.

Nga gati 9 mijë e 400 punonjës sa ka Policia e Kosovës në total, përfitues nga vendimi i ri i Qeverisë Kurti do të jenë veç rreth 4 mijë e 500, përjashtuar edhe pjesën e hetuesve policorë. Dhe këta mbi 2 mijë policë hetimorë ishin mbështetur nga Qeveria Hoti gjatë vitit të kaluar, mirëpo Qeveria aktuale ka vendosur të mos i përfshijë fare.

Këtë e ka konfirmuar kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, duke thënë se është nënçmuese përjashtimi i të tjerëve.


‘’Po është e vërtetë. Qeveria Kurti ka nda vetëm për 4 mijë e 500 punonjës të Policisë së Kosovës mjete financiare në kuadër të Pakos Emergjente për punën që e bëjnë. E të cilët janë në ballafaqim direkt me pandeminë. Ndërkaq pjesa tjetër ashtu siç ka qenë më herët nuk është përfshirë. Ështe nënçmuese sepse është dashur të përfshihen të gjithë dhe jo të bëhen dallime”, ka thënë Kamberi për Periskopin.

Ajo tregon se njësitet hetimore sipas nevojave dhe thirrjeve kanë qenë të ekspozuar edhe në terren gjatë krejt situatës me pandeminë.

“Është e vërtetë që edhe njësitet e hetimeve nuk janë përfshirë e të cilët po ashtu janë gjithë kohën në terren. Pse është bërë kjo dhe qysh, e çfarë vendimi është marrë nuk kemi asnjë informacion pse është bërë kjo ndasi edhe pse nuk janë përfshirë edhe pjesa dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë të cilët punojnë në terren’’, shton Kamberi.

Tutje ajo paralajmëron se të hënën do të drejtojnë shkresa tek ministri i Punëve të Brendshme dhe Kryeministri për të kërkuar sqarim rreth këtij vendimi.

‘Të hënën do t’ju drejtohemi edhe ministrit të Punëve të Brendshme edhe Kryeministrit, me qëllim të marrjes së informatave’’, thekson ajo.

Qeveria Hoti vitin e kaluar kishte marrë vendim që policët që kanë qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë të marrin shtesa nga 100 euro. Ato mjete ishin ndarë për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori