LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të merr 119 mijë vaksina “Pfizer” dhe “Biontek” deri në gusht

Maqedonia do të merr 119 mijë vaksina “Pfizer” dhe “Biontek” deri në gusht

Siç raportojnë nga MIA, Austria menjëherë ka pranuar kërkesën e Komisionit Evropian për dërgimin e vaksinave për Ballkanin Perëndimor, për shkak se rajoni është prioritet për politikën e jashtme të Austrisë.

“Për këtë qëllim, ne siguruar 651.000 doza të vaksinave ‘Pfizer dhe “Biontek” dhe para disa ditëve arritëm marrëveshjet me gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor. Në Maqedoni do të dërgohen 119.000 doza vaksianve duke filluar nga maji deri në gusht”, tha ministri austriak i MPJ-së, Alexander Schallenberg.


Ai tha se Austria do t’i financojë vaksinat që në fillim, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Maqedoninë e Veriut, do të financohen përmes mjeteve të IPA që Komisioni Evropian i miratoi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

“Të gjitha 119 mijë dozat për RMV-në do të jenë donacion nga BE dhe vendet anëtare”, tha Schallenberg./Telegrafi/