LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira 9 vjeçarit Gent Nikçi, i cili vdiq pas një sëmundjeje në mëlçi

I jepet lamtumira 9 vjeçarit Gent Nikçi, i cili vdiq pas një sëmundjeje në mëlçi

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, 9 vjeçarit nga Peja, Gent Nikçi i cili vdiq dje në Spitalin e Turqisë, pas një sëmundjeje të rëndë që kishte në mëlçi.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni ka shkruar në rrejtin social Facebook, se e kishte shumë të vështirë të fliste sot.

Ai ka falënduar të gjithë shqiptarët që ndihmuan në mbledhjen e mjeteve financiare për t’i mundësuar shërim tashmë të ndjerit Gent Nikçi.


Ndërron jetë 9 vjeçari Gent Nikçi, i cili u dërgua për shërim në Turqi
Lexo po ashtu Ndërron jetë 9 vjeçari Gent Nikçi, i cili u dërgua për shërim në Turqi

“E pata shumë të vështirë të flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po në shenj falënderimi ndaj shqiptarëve i thash pak fjal për ty engjëll. Lamtumirë Gent Nikçi, ki me na mungu shumë fizikisht por në zemrat tona do të jesh përjetësisht. Faleminderit secilit shqiptarë në Kosovë e diasporë që na bashkoj i madhi Zot në solidarizimin human për të qenë afër Gentit në momentet jetike por që Zoti e deshi më shumë e unë besoj se shpirtu i tij nga sot është në qiell ne mes engjëjve”, ka shkruar Hyseni.

Për Gentin e vogël ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e tij. /Telegrafi/