Ka vdekur 9 vjeçari Gent Nikçi i cili ditë më parë u dërgua për shërim në Turqi. Genti vuante nga një sëmundje e mëlçisë.
Javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga Rugova e Pejës.
Por, sot Hyseni në një postim në rrjetin social Facebook njoftoi se djaloshi 9 vjeçar nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
“MA KI KPUT SHPIRTIN GENT ?
Na fal u munduam po nuk u var prej nesh edhe pse nuk lamë gur pa livrit e Shqiptar pa i bashku rreth teje duke besu fuqishëm se ki me fitu betejën ndaj sëmundjes së rëndë. Nga sot je bërë engjull i qiellit duke lut ZOTIT te shperblej shpirtin tend te bardh e t’paster siç ishe.
Ngushëllime familjes se 9 vjeqarit Gent Nikqi nga Rugova e Pejes, falenderues secilit qe i qendroj afer Gentit deri sot”.
Gent Nikqi ishte nisur më 7 prill për trajtim në Turqi, ndërsa vuante nga një sëmundje e mëlçisë. Ai ishte dërguar në Turqi për transplantim të mëlçisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251