LAJMI I FUNDIT:

Problemi në shkollat e Kamenicës, MASHTI merr vendim për organizim të përshpejtuar të mësimit për 441 nxënës

Problemi në shkollat e Kamenicës, MASHTI merr vendim për organizim të përshpejtuar të mësimit për 441 nxënës
Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka marrë vendim për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës.

Vendimi është marrë pas disa takimeve me të gjitha palët dhe konsultimeve me ekspertë, bazuar në raportet e Inspektoratit të arsimit, raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe raportit të Komisionit për shqyrtimin e problemit të krijuar me mos vijimin e mësimit nga një numër i madh i nxënësve në komunën e Kamenicës.

“E drejta për shkollim është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas nenit 47, ku secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve”, thuhet në njoftimin për media nga MASHTI.


Procesi mësimor do të zhvillohet në objektet shkollore më të afërta dhe në pajtim me rekomandimet e MASHTI, MSH-së dhe IKSHPK-së.

“MASHTI inkurajon komunën dhe të gjitha palët që sa më parë, të gjejnë zgjidhjen më të mirë që viti i ri shkollor 2021/2022 të fillojë me kohë dhe pa probleme.
Obligohen institucionet përgjegjëse të sigurojnë kushtet optimale për vijimin e mësimit të përshpejtuar dhe furnizimin me materiale mësimore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor për nxënësit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori