Ajdari komenton avancimin e Fatime Fetait: U shpërblye pasi dënoi me burg të perjetshëm shqiptarët në rastin “Monstra”
Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ për drejtësi në rastet e montuara ndaj shqiptarëve, vlerëson se avancimi i prokurores Fatime Fetai në Prokurorinë e Lartë nuk është diçka e papritur. Mirëpo ai është i bindur se ky avancim nuk është i merituar.
“Mendoj se është kompensim për rolin e saj te rasti Monstra, e jo avancim i merituar. Avancimi pas gjithë atyre gabimeve, shkeljeve procedurale dhe ligjore është i palogjikshëm. Për atë ka vepruar në atë mënyrë sepse tereni ka qenë i përgatitur”, thotë Ajdari në deklaratën për gazetën Lajm.
Ai vlerëson se në këtë rast, ka pasur “koalicion” mes gjyqësorit dhe prokurorisë që të bëhet ajo çka u bë me rastin “Monstra” dhe se premtimi për avancim ka datuar që atëherë. “Fillimisht procesi ka ecur mirë nga ana e prokurores, por dikur nuk i përfillke as procedurat elementare. ME siguri ka pasur premtime se e keni terenin e përgatitur dhe të mbuluar. Gjithçka është bë me amin e atyre që e kanë avancuar”, thekson Ajdari.
Ndryshe, pasi dështoi të zgjedhet si Prokurore në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ish prokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Fatime Fetai u zgjodh si prokurore në Prokurorinë e Lartë.
Në pjesën e dytë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Fetai arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur prokurore në Prokurorinë e Lartë në Shkup.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit