Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq për Kanal 5 mohoi se ka shkelur protokollet me praninë e tij në një pjesë të restorantit të një hoteli.
“Të gjitha informacionet dhe dëshmitë e qëndrimit tim në hotel është në përputhje me protokollet dhe i dorëzova tek institucionet kompetente dhe ato duhet të vendosin. Ne si udhëheqës kemi leje për lëvizje në orë policore”, tha Bogdanoviq.
Ai shton se obligimet që i kanë ata si kryetar komunash ndonjëherë bën që të qëndrosh më vonë, por se nuk janë shkelur ligjet dhe protokollet.
Ndryshe, opozita maqedonase OBRM-PDUKM kërkoi që Bogdanoviq të japë përgjegjësi për qëndrimin e tij në restorant dhe gjatë orës policore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251