Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Artan Sejrani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.05.2021,, ndaj të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të Kodit Penal të Kosovës, dhe për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.A., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.
“Provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: i pandehuri F.A., me datë 20 prill, në orët e pasdites, në Prizren, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij me të parë se është duke u ndjekur nga Policia, është vërejtur se pasagjeri që ishte ulur para ka hedhur një qese (substancë të dyshuar si marihuan me peshë 0.96 gramë), si dhe gjatë kontrollimit të automjetit iu është gjetur një pako e vendosur nën kapakun e frenit të dorës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se pas bastisjes e zhvilluar në shtëpinë e të pandehurit, janë gjetur qese plastike të mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuan me peshë. 2.21 gramë, dhe 0.62 gramë, një mbështjellëse letre me dy qese të najlonit dhe tre pjesë të substancave narkotike me peshë 2.60 gramë, si dhe tre qese najloni me peshë prej 3.60 gramë, të vendosur në një kuti cigare dhe një pako.
“Më datë 20 prill, pas një kontrolli – bastisje, të kryer në shtëpinë e të pandehurit F.A., është gjetur se mban në pronësi; një pistoletë, një karikator dhe tre fishekë, një pistoletë me gaz, një fishek, dy fishekë, një thikë, një thikë, një shufër gome, si dhe një boks metali. Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se procedura penale është në fazën fillestare të hetimeve në këtë çështje do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe duke marrë parasysh sjelljen e mëparshme të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si i dyshuar për vepër penale të kësaj natyre që lidhet me substanca narkotike, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri lihet në liri do të përsërisë ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre. Nga të lartë cekurat, gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj