LAJMI I FUNDIT:

Organizoi lojëra të fatit në një lokal në Karaçevë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Organizoi lojëra të fatit në një lokal në Karaçevë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. Th.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri prej muajit qershor 2019 deri më datë 18 shtator 2020, në mënyrë të vazhdueshme në lokalin “Rojall” në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përkatësisht në territorin e fshatit Karaçevë të Komunës së Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo për përsonin tjetër dhe në kundërshtim me Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit 06/L-155, ka bërë organizimin e lojërave të cilat janë të ndaluara me ligj.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.


Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori