LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në një fabrikë armësh në Izrael

Shpërthim në një fabrikë armësh në Izrael

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi gjatë provave në një strukturë ushtarake të prodhimit të armëve në uzinën Tomer në Izrael, por nuk u raportuan viktima.

Shpërthimi ndodhi gjatë testimit të raketës satelitore Ofek dhe llojeve të ndryshme të raketave dhe popullata lokale konfirmoi se u panë kërpudha zjarri dhe tym, si dhe që u dëgjua një shpërthim i fortë, raporton e përditshmja Hareetz.

Fabrika ushtarake Tomer njoftoi se ishte një provë e kontrolluar pa pasoja të paparashikuara.


Kjo fabrikë ushtarake, e cila gjithashtu prodhon sisteme raketash për përgjimin e caqeve ajrore Erou 4 dhe IDF, ndodhet jo shumë larg vendbanimit dhe bllokut të banimit.

Ndryshe, kujtojmë se shteti izraelit është një prej vendeve që ka armë bërthamore. /Telegrafi/

https://twitter.com/spriters11/status/1384810315771219971