LAJMI I FUNDIT:

Portugalia shpreson se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë do të ndodhë në korrik

Portugalia shpreson se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë do të ndodhë në korrik

Siç raporton MIA nga Brukseli, Portugalia si kryesuese e Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian shpreson se deri në fund të kryesimit portugez do të mund të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Ana Paula Zakarieas, sekretarja shtetërore për çështje Evropiane në Portugali, sqaroi se sot në Këshillin për Çështje të Përgjithshme, ministrat kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për zgjerimin në përgjithësi.

“Do të thoja se të gjitha vendet anëtare dëshirojnë të shohin lëvizje këtu, kryesimi bisedoi me vendet kandidate dhe me vendet anëtare si dhe me përkrahjen e eurokomesarit Oliver Varhelyi biseduam me autoritetet bullgare”, tha Zakarieas.


Ajo shtoi se Bullgaria momentalisht ndodhet në periudhën paszgjedhore, por debati për Maqedoninë e Veriut vazhdon në mënyrë që të ketë rezultate.

Nënkryetari i Komisioni Evropian, Marosh Shefchovich tha se ky institucion bën gjithçka që është e mundur që në fund të kryesimit portugez me BE-në, më 30 korrik të miratohet korniza negociuese me Maqedoninë e Veriut.

“Për Komisionin Evropian të gjitha kushtet janë përmbushur nga ana e Maqedonisë së Veriut dhe duhet të punojmë bashkërisht për të miratuar kornizën negociuese dhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare”, tha Shefchovich./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori