Ndikimi i rëndë i pandemisë në turizëm, numri i vizitorëve ndërkombëtarë në Kosovë bie për 70 për qind
Sektori i turizmit është ndikuar rënd në kohën e pandemisë Covid-19, me një rënie të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70 për qind dhe rënie të të hyrave nga ky sektor mbi 90 për qind.
Kështu ka thënë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari me rastin e publikimit të hulumtimit mbi ndikimin e pandemisë Covid 19 në sektorin e turizmit të realizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë̈ e Industrisë̈, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ministrja Hajdari tha se ky sektor është i një rëndësie të veçantë për sektorin e ekonomisë pasi është si një zinxhir i reflektimit për zhvillim ekonomik.
“Para shpërthimit të pandemisë Covid-19 ne turizmin në Kosovë e kishim me zhvillim pozitiv, duke u rritur dhe duke dhënë shenja që është me mjaft potencial për vendin. Por me përballimin e pandemisë, sektori i turizmit është ndikuar drejtpërdrejt dhe shumë rëndë kur shihen statistikat se ne kemi pësuar rënie të vizitorëve ndërkombëtar rreth 70 për qind në krahasim me vitin 2019. Nga ato që kemi lexuar nga Këshillat rajonale ose nga RCC konkretisht shohim që aty kemi statistika edhe më të ndjeshme që sjellin Kosovën me humbje të të ardhurave nga turistët me minus 92 për qind”, theksoi Hajdari.
Po ashtu Hajdari tha se Kosova është vend i pasur me mundësitë dhe potencialet lidhur me turizmin për agroturizëm, për artizanale dhe turizëm malor me oferta atraktive për turistët.
“Zhvillimi i turizmit është si zinxhirë që reflekton edhe shumë sektor të tjerë që sjellin zhvillim socio ekonomik në vend. Ne e dimë për trendin pozitiv të zhvillimit të turizmit, është i lidhur me sektor të tjerë. Industria e turizmit do të analizohet tutje për të identifikuar përparësitë që vendi ynë ka. Ne kemi përparësi nga aspekti I turizmit kulturor dhe po ashtu për turizmin natyror. Ne si vend jemi të pasur me mundësitë dhe potencialet që mund t’i analizojmë tutje dhe ti sjellim në shfrytëzim lidhur me tuzimin që është për agroturizëm, për artizanale, për vlera tona tradicionale, si dhe turizmi malor me oferta atraktive për turistët”, tha ajo.
Ajo po ashtu tha se Qeveria Kurti 2 do ta ketë në prioritet zhvillimin e turizmit.
Kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës Baki Hoti duke theksuar se është hulumtimi i parë i këtij lloji, tha se ky hulumtim do të ndikojë edhe tek institucionet që ta mbështesin turizmin pasi sipas tij është shtyllë kryesore e ekonomisë dhe rritjes së punësimit.
“Po shpresojmë që sa do pak ky hulumtim të ndikoj pozitivisht dhe të reflektoj edhe tek institucionet me qëllim që ta mbështesin sektorin e turizmit duke pasur parasysh që turizmi është njëra ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së një vendi dhe ka ndikim edhe në pjesën e punësimit”, tha Hoti.
Sektori i guidave është sektori më i prekur me 82. 71 për qind në pandemi, pasuar nga sektori i akomodimit me 74. 84 për qind, pastaj sektori i transportit ajror dhe rrugor me 71.26 për qind. Sektori i agjencive turistike po ashtu ka shënuar rënie 66 për qind dhe gastronomia 55.53 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze