Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza, kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas një njoftimi për media me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona të dyshuar, si dhe janë bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Siç thuhet në njoftim, Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër 26 personave për vepra të ndryshme penale.
Më poshtë i keni edhe aktakuzat e ngritura nga prokuroritë themelore nëpër komunat e tjera të Kosovës:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar 48 orë. Po ashtu, gjatë ditës se djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës“ dhe “Kanosja“. Po ashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi, për veprën penale “Tentim Vrasja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
Bujar Osmani: Qytetarët janë të lirë të vendosin vetë për zgjedhjet presidenciale
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Ndalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'