LAJMI I FUNDIT:

Nën kombinimin e ngjyrave kuq e zi, Dua Lipa duket me shumë stil rrugëve të Londrës

Nën kombinimin e ngjyrave kuq e zi, Dua Lipa duket me shumë stil rrugëve të Londrës

Ajo është një nga yjet më elegantë të industrisë së muzikës.

Dua Lipa shfaqi me lehtësi kredencialet e saj të modës të hënën, kur u largua nga zyrat e Radio 1 në Londër e veshur me një palë çizme lëkure me takë të lartë.

Ajo e kombinoi veshjen me një xhaketë të përmasave të mëdha, dhe mbrojti fytyrën e saj pas një maske dhe syze dielli të zeza, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “New Rules” zbuloi se xhaketa e saj e modës ishte e kthyeshme, duke e modeluar lirshëm pjesën mbi shpatullën e saj të majtë për të treguar modelin e saj kuqezi.

Duke i lënë flokët e saj ngjyrë korbi të lirshme dhe duke veshur një palë rroba të shtypura nën pallton e saj, Dua ktheu kokën ndërsa po kalonte nëpër kryeqytet.

Këngëtarja për aksesorë zgjodhi unaza lulesh dhe një çantë elegante nën krahun e saj.

Muajin e kaluar, u zbulua ylli me prejardhje shqiptare se ishte nominuar për tri kategori në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Brits: “Artistja më e mirë femër”, “Albumi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë solo”.

Dua gjithashtu do të ngjitet në skenë në ngjarjen muzikore të shumë pritur e cila do të transmetohet më 11 maj nga “The O2 Arena”, në Londër.

Ylli i popit ka pasur shumë për të festuar në muajt e fundit pasi albumi i saj “Future Nostalgia” fitoi çmimin e “Albumit më të mirë pop” në Grammy Awards.

Albumi “Future Nostalgia” i Duas u publikua në mars të vitit 2020.

Që nga dalja e tij, albumi është nominuar për gjashtë çmime Grammy, një prej të cilin edhe e fitoi.

Duke folur për publikimin e një albumi në mes të pandemisë, Dua pranoi: “Unë patjetër që isha e frikësuar, sepse gjithmonë ka atë pasiguri”.

“Unë e publikova kur izolimi po ndodhte në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte kaq shumë pasiguri dhe vuajtje, ishte një kohë shumë konfuze”.

“Gjëja që më bëri të dëshiroj ta shpreh në këtë kohë është që unë e bëra këtë album si një formë arratisjeje, për t’u larguar nga çdo presion ose fjalë nga njerëzit e tjerë”, tha ajo.

Këngëtarja e popit u raportua së fundmi se ka rritur vlerën neto të të hyrave të saj në 20 milionë funte brenda vitit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti kthen debatin me Jozin në komedi, banorët shpërthejnë në të qeshura

Gjesti kthen debatin me Jozin në komedi, banorët shpërthejnë në të qeshura

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Magazina
“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

Magazina
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori