LAJMI I FUNDIT:

Çifti në Indi u zhvendos 18 herë në tre vjet për shkak të frikës së gruas nga buburrecat

Çifti në Indi u zhvendos 18 herë në tre vjet për shkak të frikës së gruas nga buburrecat

Media indiane kohët e fundit raportoi për një rast të çuditshëm të një çifti të ri i cili ndryshoi 18 shtëpi në vetëm 3 vjet, për shkak të fobisë ekstreme nga buburrecat.

Çifti në Bhopal, Indi, kishte shpresuar prej kohësh për të gjetur një shtëpi pa buburreca, por burri tani po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc.

Burri, i cili punon si inxhinier softuerësh, u bë i vetëdijshëm për fobinë e gruas së tij – e cila në të vërtetë ka një emër, katsaridaphobia – menjëherë pas dasmës së tyre në vitin 2017, transmeton Telegrafi.


Një ditë ajo filloi të bërtasë dhe doli nga kuzhina dhe trembi të gjithë ata që ishin në shtëpi. Ajo pretendoi se kishte parë buburrecat dhe nuk pranoi të kthehej në kuzhinë dhe këmbënguli për të gjetur një shtëpi të re.

Çifti u zhvendos për herë të parë në vitin 2018, por nuk u desh shumë që gruaja të dallonte përsëri buburrecat në shtëpinë e re, kështu që ata u zhvendosën përsëri. Ata dyshohet se u zhvendosën deri në 18 herë, dhe burri pastaj u mërzit.

Ai e çoi gruan te disa psikiatër, por ajo dyshohet se nuk pranoi të merrte trajtimet aty. Frika e saj ekstreme gjithashtu ka filluar të ndikojë në marrëdhënien e çiftit, dhe martesa e tyre tani është në prag të kolapsit.

Gruaja pretendon se burri i saj nuk e kupton problemin dhe përpiqet ta deklarojë atë të sëmurë mendërisht. /Telegrafi/