LAJMI I FUNDIT:

Fetahu dhe Rugova presin Gëzim Bajramin në zyrat e FBK-së

Fetahu dhe Rugova presin Gëzim Bajramin në zyrat e FBK-së
(Foto: basketbolli.com)

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, sot (e hënë) në zyrat e FBK-së kanë pritur basketbollistin e talentuar nga Finlanda, Gëzim Bajramin, së bashku me babanë e tij.

Fetahu dhe Rugova kanë përgëzuar Bajramin, për karrierën e zhvilluar në Finlandë dhe vendimin e tij që të luajë për grupmoshat e Kosovës. Ata i kanë uruar mirëseardhje me shpresë se shembullin e tij do ta ndjekin edhe basketbollistët tjerë që luajnë në diasporë.


Bajrami është vetëm 17 vjeçar dhe ka luajtur për grupmoshat e Finlandës. Ai luan në pozitën qendër, derisa do të jetë pjesë e Kosovës U18 dhe U20, me shpresë dhe besim se një ditë do të jetë pjesë e Kosovës A.

Gëzimi ka falënderuar FBK-në për angazhimin dhe përkushtimin që ai të jetë pjesë e Kosovës dhe është shprehur i lumtur që do të veshë fanellën Dardane.

Basketbollisti i talentuar ka luajtur për Finlandën U16 dhe është pjesë e skuadrës Pyrinto.

“Federata e Basketbollit e Kosovës ju bënë thirrje të gjithë basketbollistëve që luajnë në diasporë të zgjedhin Kosovën dhe të jenë pjesë e Dardanëve”, thuhet në kumtesën e FBK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori