LAJMI I FUNDIT:

Kina dhe SHBA-ja zotohen për angazhim ndaj ndryshimit të klimës

Kina dhe SHBA-ja zotohen për angazhim ndaj ndryshimit të klimës

Kina dhe SHBA-ja thonë se janë të përkushtuara për të punuar së bashku dhe me vendet e tjera në trajtimin e ndryshimit të klimës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo vjen pas disa takimeve midis të dërguarit kinez të klimës, Xie Zhenhua, dhe homologut të tij amerikan, John Kerry, në Shanghai gjatë javës së kaluar.


“SHBA-ja dhe Kina janë të angazhuara për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën dhe me vendet e tjera për të trajtuar krizën e klimës, e cila duhet të adresohet me seriozitetin dhe urgjencën që ajo kërkon”, thuhet në deklaratë.

Ata të dy ranë dakord për veprime të mëtejshme specifike për të ulur emetimet, konfirmoi një deklaratë e përbashkët të dielën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, po zhvillon një samit virtual të klimës këtë javë, të cilin Kina thotë se po e pret me padurim.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse presidenti kinez, Xi Jinping, do të bashkohet me udhëheqësit botërorë të cilët janë zotuar të marrin pjesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori