A ju ndodh shpesh të kërkoni makinën llogaritëse, madje edhe për llogaritjet më të thjeshta matematikore? Këto kohë ka shumë shqetësime se teknologjia, siç është inteligjenca artificiale, është shumë e zgjuar për të mirën e vet. Pavarësisht nga frika se sa ndërhyrëse po bëhen algoritmet e saj, një studim i ri zbulon se njerëzit janë në fakt më të gatshëm t’i besojnë më shumë një kompjuteri sesa shokut të tyre. Studiuesit në Universitetin e Xhorxhias në ShBA thonë se kjo është veçanërisht e vërtetë kur njerëzit i shohin detyrat si shumë sfiduese për t’i kryer vetë.
Nuk janë vetëm “detyrat e vështira” për të cilat njerëzit i drejtohen për ndihmë kompjuterëve. Nga zgjedhja e këngës së radhës për të dëgjuar, tek gjetja e pantallonave më të përshtatshme, algoritmet po marrin gjithnjë e më shumë peshë në vendimet e përditshme në jetën e njerëzve, pavarësisht nëse ata e kuptojnë apo jo.
“Algoritmet janë në gjendje të bëjnë një numër të madh detyrash dhe numri i detyrave që ato janë në gjendje të bëjnë, është duke u zgjeruar praktikisht çdo ditë”, thotë Erik Bogert, doktorant në Kolegjin Terri të Departamentit të Biznesit të Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit, në një botim të universitetit. “Duket sikur ka një paragjykim drejt mbështetjes më të madhe tek algoritmet, kur një detyrë bëhet më e vështirë, dhe ai efekt është më i fortë se sa paragjykimi ndaj mbështetjes tek këshillat e njerëzve të tjerë”.
Studiuesit vlerësuan përgjigjet e 1.500 individëve të ngarkuar me numërimin e njerëzve në një seri fotografish. Gjithashtu, ekipi u dha pjesëmarrësve sugjerime se si ta bënin këtë, nga njerëz të tjerë apo me algoritme kompjuterike. Ndërsa turma në fotografi bëhej gjithnjë e më e madhe dhe më e vështirë për t’u numëruar, vullnetarët kishin më shumë gjasa të ktheheshin tek sugjerimet e kompjuterit, sesa të ndiqnin intuitën e tyre. Bashkautori i studimit, Aaron Schecter, thotë se detyrat e numërimit janë një mënyrë e përsosur për të matur besimin tek kompjuterët.
Teksa numri i njerëzve rritet pas çdo fotoje që kalon, detyra bëhet më e vështirë për t’u kryer nga njerëzit. Ekipi i studiuesve shton se këto detyra janë gjithashtu lloji i problemeve që njerëzit presin të zgjidhen nga kompjuterët.
“Kjo është një detyrë, për të cilin njerëzit e perceptojnë se një kompjuter do të ishte më i aftë për ta zgjidhur, edhe pse mund të jetë më shumë subjekt i paragjykimit, sesa numërimi i objekteve”, shpjegon Schecter. Por, vetëm për shkak se një program kompjuterik është thjesht një grumbull të dhënash, kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë paragjykimet.
Schecter vëren se algoritmet e njohjes së fytyrës dhe të punësimit, janë kritikuar së fundmi për shkak të paragjykimeve kulturore të përfshira në programet e tyre. Dhe ato mund të çojnë në pasaktësi kur përputhin fytyrat me identitetet, ose kur verifikojnë kandidatët e kualifikuar për një vend pune.
Ky studim, është pjesë e një studimi më të madh mbi bashkëpunimin njeri-makinë, të financuar nga ushtria amerikane. ”Synimi përfundimtar, është të shohim grupe njerëzish dhe makinerish që marrin vendime të ndryshme, dhe të gjejmë mënyrën se si mund t’i bëjmë ata ta besojnë njëri-tjetrin, dhe se si kjo e ndryshon sjelljen e tyre”, përfundon Schecter. /Burimi: StudyFinds/Në shqip nga: Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëReportazh nga Velipoja: Fusha e Madhe që zien nga konfliktet e dukshme e të padukshme!
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
Ditari i Kosta Novakoviqit, për krimet e Serbisë në Shqipëri
Brenda tekstit kutelian: Kërkimi i vdekjes si shpëtim dhe etje për amshim
Aforizma brilante nga Winston Churchill
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër