Çejku: Thirrja e Zaevit për të votuar Ramën thyen normë dhe kod të sjelljes ndër-shtetërore
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku ka reaguar në lidhje me thirrjen e kryeministrit Zaev për të votuar Partinë Socialiste.
“Apeli i sotëm i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev drejtuar votuesve në Shqipëri e veçanërisht përfaqësusve të komunitetit maqedonas, për të votuar PS dhe mikun e tij Edi Ramën, thyen një normë dhe kod të sjelljes ndër-shtetërore, kur në njërin nga dy vendet tona zhvillohen zgjedhje. Për më tepër ai krijon një precedent të rrezikshëm, nga i cili më shumë mund të dëmtohet vetë Zaev dhe partia e tij LSDM, që ai drejton, sesa ndihmon PS në Shqipëri”, shkruan Çejku.
Në fakt, “precedentin” rajonal për futje hundësh në zgjedhjet e një vendi fqinj, shkruan Çejku, për herë të parë e krijoi Rama, kur kapërceu gardhin protokollar dhe, publikisht u kërkoi shqiptarëve të Malit të Zi të votojnë mikun e tij, Milo Gjukanoviç. Por, të gjithë e dimë që ky apel bëri efekt të kundërt dhe Gjukanoviç humbi zgjedhjet.
“Apeli që ka lëshuar sot Zaev ka një pikënisje dhe justifikim “patriotik” krejt fallco, sepse, bashkëkombasi i tij, Vasil Kërstin Sterjovski, nuk ka asnjë shans real që të zgjidhet deputet në votimet e datës 25 prill. Kjo për shkak se “miku” i tij, Edi Rama është “kujdesur” që ta vendosë “përfaqësuesin” maqedonas në fund të listës (numri 12) së kandidatëve të qarkut Korçë, e cila ka gjithsej 11 mandate! Kandidatura e zotit Sterjovski është, pra, vetëm “sebepi” për t’i kthyer nderin mikut të tij socialist në një ditë të vështirë elektorale. Dikur, nëse e mbani mend, ishte zoti Rama ai që u investua që Zaev të vinte në pushtet, anipse VMRO-DPMNE kishte fituar një deputet më shumë. Po ashtu, në kohën e vështirë të negociatave të Zaev me partitë shqiptare e sidomos me BDI, për të formuar qeverinë Zaev II, ishte Rama që ndërhyri nga Tirana.
Forma e mesazhit dhe koha e publikimit që ka zgjedhur Zaev për të ndihmuar “mikun” e tij Edi Rama, është krejt e gabuar. Asnjë lider tjetër para tij nuk e ka bërë një hap të tillë të paprecedent, sepse kjo krijon shije të keqe jo vetëm tek shqiptarët në Shqipëri, por edhe tek shqiptarët dhe maqedonasit në Maqedoni. Zaev mund ta mbështeste Ramën p.sh, me vaksina, por jo me një mesazh të tillë atipik. Fjalët e tij dhe apeli për të votuar Edi Ramën, jo vetëm që nuk e dëmtojnë në aspektin elektoral opozitën, por përkundrazi, ekspozojnë më qartë gropën elektorale që ka para këmbëve të tij zoti Rama, e cila duhet të jetë shumë e madhe përderisa ajo shihet që nga Shkupi…”, shkruan Çejku.
Çejku në reagimin e tij i ka bërë thirrje edhe opozitës në Shqipëri që apelin e Zaevit për të votuar PS-në të mos e marrin seriozisht, pasi që sipas tij, opozita në Shqipëri ka për qëllim që në politikën e jashtme të forcojë marrëdhëniet me fqinjët, pavarësisht se kush është në drejtim të qeverive të këtyre vendeve.
“Unë do të dëshiroja që opozita mos ta merrte seriozisht këtë thyerje protokollare të zotit Zaev, sepse në fund të fundit, ajo, si alternative e qeverisjes së ardhshme, ka për qëllim që në politikën e jashtme të forcojë marrëdhëniet me fqinjët, pavarësisht se kush është në drejtim të qeverive të këtyre vendeve. Më shumë se nervozizëm, ky mesazh ka shkaktuar habi dhe humor duke zvogëluar akoma më shumë në sytë e qytetarëve lidershipin e Zaevit. Personalisht më vjen keq që “miku” nga Tirana e ka detyruar homologun e Shkupit të krijojë një precedent kaq të pakëndshëm dhe të papranueshëm në marrëdhëniet e shkëlqyera Tiranë – Shkup”, shkruan Çejku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës