Formati i ri i Ligës së Kampionëve – UEFA mblidhet të premten, këto janë disa nga ndryshimet
Komiteti i konkurrencës së UEFA -së do të mblidhet të premten për të miratuar formatin e ri për Ligën e Kampionëve që do të jetë në fuqi nga 2024 deri në 2027.
Ndryshimet e propozuara në formatin e garës duhet të ratifikohen gjatë kongresit të së martës.
Siç ka raportuar MARCA, numri i skuadrave pjesëmarrëse është vendosur të rritet nga 32 në 36 skuadra.
Gjithsej 100 ndeshje në një sezon
Fituesi eventual i Ligës së Kampionëve do të duhet të luajë 17 ndeshje në formatin e ri të stilit zviceran. Në total do të shtohet numri i ndeshjeve.
Ndihma për klubet më të vogla
Sistemi i ri do të jetë i dobishëm për ekipet më pak në famë që garojnë në Ligën e Kampionëve dhe me sa duket do t’i ndihmojë ato të luftojnë për trofeun.
Format i ri
Secila skuadër do të luajë 10 ndeshje në formatin e ri, duke luajtur pesë ndeshje në shtëpi dhe pesë jashtë, kundër kundërshtarëve me forca të ndryshme. Sigurisht, jo çdo ekip do të përballet me njëri-tjetrin dhe kjo mund të shkaktojë pakënaqësi.
Tabela
Në vend që të ndahen në grupe me nga katër klube, klubet do të ndahen në katër vazo bazuar në pozicionet e tyre në ligat e tyre të brendshme. Në Ligën e Kampionëve, ata do të renditen në një tabelë nga vendi i parë 1 deri në vendin e 36-të. Aty do të lëvizin poshtë-lartë siç bëjnë në renditjet në kampionatin vendas.
Koeficientët
Ekipet me renditjen më të lartë do të takohen me dy ekipe të tjera të nivelit të tyre dhe tre nga një nivel më poshtë. Po ashtu do të luajnë me tre ndeshje me klube vazos së tretë, dhe pastaj dy ndeshje me vazon më e ulët.
Rruga për në finale
Pasi secila skuadër të ketë luajtur 10 ndeshjet e tyre fillestare, tetë ekipet që janë më mirë në renditje do të kalojnë në Raundin e 16. Ata nga e nënta në të 16-tën do të përballen në një playoff, kundër atyre të pozicionuar midis vendeve 17 dhe 24 për Raundin e 1/16, ku mbesin edhe tetë vende për tu plotësuar.
Superliga
Shumë nga klubet e mëdha të Evropës ende shpresojnë që SuperLiga e Evropës do të vijë në jetë. Kjo, sidoqoftë, do të organizohet jashtë UEFA-s , por organi drejtues i futbollit evropian shpreson ta shmangë këtë garë me këtë Ligë të Kampionëve që do të ketë pamje të re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar
Real Madridi po e humb nga duart – Alphonso Davies në fazat e fundit të vazhdimit të kontratës me Bayern Munich
Barcelona ka ‘arritur marrëveshje’ për huazimin e Marcus Rashfordit, një problem mbetet për afrimin e anglezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ish ylli i Juventusit nuk njihet shkaku i operacionit plastik
Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën
Barcelona e gatshme të ndajë rrugët me yllin spanjoll nëse vjen oferta e duhur
Ardon Jashari drejt klubit që po lufton për titull në Serie A
Zyrtare: Abdukodir Khusanov, lojtari i ri i Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet