LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 e mbyll pa gola edhe miqësoren e dytë me Bullgarinë

Kosova U17 e mbyll pa gola edhe miqësoren e dytë me Bullgarinë

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka barazuar pa gola edhe në miqësoren e dytë me Kombëtaren e Bullgarisë të kësaj grupmoshe.

Ashtu sikurse në ndeshjen e dy ditëve më parë, edhe kësaj radhe djelmoshat e rinj dardanë u angazhuan maksimalisht.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me disa raste shënimi në të dyja anët. Ndërkaq, në pjesën e dytë ishte ekipi bullgar që ishte në kërkim të golit, kjo falë epërsisë numerike në fushë, ngase Arjol Bllaca u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.


Mirëpo, përkundër presionit të vazhdueshëm të kundërshtarit, futbollistët tanë arritën që me lojë të disiplinuar në mbrojtje dhe përkushtim të madh t’i bëjnë ballë presionit dhe ta ruajnë portën të paprekur.

Përzgjedhësi i Kosovës U17, Arsim Abazi, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij dhe me faktin që edhe ndeshjen e dytë arritën të marrin rezultat pozitiv.

“Paraqitja e sotme ka qenë shumë e mirë. Dëshira dhe angazhimi i lojtarëve për të mbrojtur ngjyrat e vendit të tyre është i jashtëzakonshëm. Të gjithë lojtarët kanë treguar lojë shumë të mirë dhe të disiplinuar, edhe pse më shumë se 25 minuta kemi luajtur me një lojtar më pak”.

“Por, në atë periudhë të lojës djelmoshat tregun karakter luftarak në fushë dhe arritëm që edhe këtë ndeshje ta mbyllim pa gola. Ashtu sikurse në miqësoren e parë edhe këtë herë i kemi aktivizuar të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion dhe me secilin prej tyre jam i kënaqur me atë çfarë kanë treguar”.

“Tani e kemi një pasqyrë reale të secilit dhe na mbetet që të vazhdojmë me punë për të krijuar ekip sa më konkurrues dhe kompakt”, ka thënë Abazi.

Kosova u paraqit me këtë përbërje: Drin Bajraktari, Bleron Hashani, Alpi Shahini, Igball Jashari, Armos Merlaku, Erion Kajtazi, Erion Mala, Amar Shala, Erald Ajeti, Aridon Racaj, Arjol Bllaca.

U inkuadruan edhe: Altin Gjokaj, Argjend Kadriu, Diard Berila, Leon Rashica, Elmedin Rama, Edvin Hodolli, Rrezon Gashi, Pëllumb Gllogu, Art Miftari.

Në trend Sport

Më shumë
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga
La Liga konsideron revokimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit duke përdorur vendimin e gjykatës

La Liga konsideron revokimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit duke përdorur vendimin e gjykatës

La Liga
Ylli i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për transferimin e mundshëm të Alexander-Arnold

Ylli i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për transferimin e mundshëm të Alexander-Arnold

La Liga
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

La Liga
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori