LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 8 pyetjet më të shpeshta për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

Shqipëri, 8 pyetjet më të shpeshta për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi  ka ndarë me qytetarët përgjigjet e pyetjeve që bëhen më së shumti për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit. Celibashi shkruan se në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimi ku janë të shënuar emrat e subjekteve dhe numrat e kandidatëve.

Ai thekson se mund të votohet vetëm me X dhe + dhe çdo shënim tjetër do e bëjë fletën e votimit të pavlefshme.  Tre mënyrat që mund të votohet është për një parti pa përzgjedhur një kandidat, një parti dhe një kandidat ose vetëm një kandidat.

PYETJE/PËRGJIGJE TË SHPESHTA PËR FLETËN E VOTIMIT
1) Me sa fletë votimi do të votohet në zgjedhjet e datës 25 prill 2021?
Në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimit.
2) Çfarë përmban fleta e votimit?
Në fletën e votimit janë të shënuara emrat e subjekteve zgjedhore (parti politike, koalicione ose kandidatë të pavarur), dhe në secilin rresht ku është shënuar emri i subjektit zgjedhor janë të shënuar në vazhdim numrat e kandidatëve të atij subjekti sipas renditjes në listën e dorëzuar në KQZ.
3) Si duhet të plotësohet fleta e votimit që ajo të jetë e vlefshme?
Në kuadratin e bardhë përbri logos së subjektit zgjedhor (parti/koalicion), ose sipas rastit kur zgjedh edhe kandidatin, duhet të vendosësh shënjën X, ose +. Çdo shënim tjetër mundet ta bëj ta pavlefshme fletën e votimit.


Modeli i fletës së votimit për një zonë zgjedhore

4) Si duhet të votoj që vota ime të jetë e vlefshme?
Ti mundet të votosh vetëm në një nga tre mënyrat:
a. Ti mund të votosh vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votosh për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;
b. Ti mund të votosh për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votosh vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti;
c. Ti mund të votosh vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.
5) A mund të votoj për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër?
Jo, nuk mundesh.
6) A mund të votoj për dy subjekte zgjedhore?
Jo, nuk mundesh.
7) A mund të votoj për dy kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor?
Jo, nuk mundesh.
8) A mund të votoj dy kandidatë të dy subjekteve të ndryshëm?
Jo, nuk mundesh.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori