LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron mbi 1 mijë euro të falsifikuara në Skenderaj, arrestohet një person

Policia sekuestron mbi 1 mijë euro të falsifikuara në Skenderaj, arrestohet një person
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë orëve të natës të datës 15 prill 2021,patrulla policore në Skenderaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë.

Zyrtarët policorë gjatë ndaljes dhe komunikimit me drejtuesin e veturës tanimë të dyshuarin kanë vlerësuar si të nevojshëm një kontroll të detajuar të veturës.

“Si rezultat i veprimeve të ndërmarra gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në vlerë 1030 € (njëmijë e tridhjetë euro), të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.


Në cilësi të provave materiale nga ana e krim- teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar:41 (katërdhjetë e një) monedha nga 10 euro dhe 31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro.”, thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.V., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori