Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) sot nga ora 16:00 do të mbajë protestë me automjete me të cilën do ta shprehë pakënaqësinë nga mungesa e dialogut social, mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve dhe rritjen e fundit të pagës minimale.
Protesta do të fillojë në hotelin “Vip” përballë Televizionit të Maqedonisë, ndërsa do të vazhdojë përmes bulevardit “Koço Racin”, deri në Kuvend ku është planifikuar fjalim. Pastaj, do të vazhdojë deri tek Qeveria.
Për protestën janë njoftuar sindikatat ndërkombëtare dhe të gjitha sindikatat e brendshme, si dhe organizatat e shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Protesta do të mbahet nën moton “Mjaft më. E keni tepruar”.
“Ne kemi thënë shumë herë deri më tani se nuk ka dialog social në vend, ai është shkatërruar. Ekziston vetëm një dialog zyrtar social, nuk ka dialog thelbësor social, një dialog social ku duhet të bëjmë fotografi ose të mbështesim një populizëm të Qeverisë. Nuk ka rritje të pagës minimale. Ata vendosën ta rrisnin atë për 1.7 për qind pavarësisht protestave të sindikatave. Por kemi dëgjuar nga Enti shtetëror për statistikë se vetëm inflacioni në mars është dy për qind, nuk ka javë pune, kemi filluar me 30 aktivitete, kemi arritur deri në 38”, deklaroi dje kryetari i KLS-së, Blagoja Ralpovski.
Nëse nuk marrin përgjigje nga Qeveria, Ralpovski tha se KSL-ja do të vazhdojë të veprojë më radikalisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë
Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United