LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tregon barkun e saj të sheshtë, ndërsa shijon shampanjë dhe pica në udhëtimin e saj me aeroplan privat

Dua Lipa tregon barkun e saj të sheshtë, ndërsa shijon shampanjë dhe pica në udhëtimin e saj me aeroplan privat

Dua Lipa shfaqi barkun e saj të tonifikuar në një fotografi, përpara se të publikonte disa fotografi të tjera ku shfaqej me pica dhe shampanjë në bordin e një avioni luksoz privat.

25-vjeçarja i ndau këto fotografi mahnitëse me ndjekësit e saj në Instagram të mërkurën, në njërën prej së cilave shfaqej duke hedhur një këmbë lart në ajër për një imazh shumë dramatik, shkruan DailyMail.


Duke ofruar një vështrim të shkurtër në stilin e saj të jetës luksoze, bukuroshja me flokë ngjyrë korbi dukej e mrekullueshme në fotografi, e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër të zezë në pjesën e sipërme.

Dua filloi postimin e saj me një ‘selfie’ para pasqyrës, duke kombinuar pamjen e saj të zezë me një palë syze dielli elegante, ndërsa merrte poza në dhomën e saj me telefonin e futur në një mbështjellës të kuq nga marka e veshjeve të rrugës ‘Urban Sophistication’.

Më tej, vendasja londineze iu drejtoi një buzëqeshje fansave të saj, teksa mbante një gotë shampanjë para kamerës.

Interpretuesja e hiteve ndryshoi pamjen e saj për foton tjetër, ku u shfaq e veshur me një palë xhinse blu së bashku me një këmishë të bardhë.

Duke vendosur bluzën e saj poshtë një jeleku portokalli me kopsa, Dua shfaqi me lehtësi letrat elegancën e saj, ndërsa pozonte në një nga pasqyrat e avionit privat.

Ylli – e cila aktualisht është në lidhje me Anwar Hadid – atëherë ndau një fotografi të dytë të sajën, duke u ulur pranë një tavoline me pica, këtë herë me këmbën e saj në ajër.

Këngëtarja e hitit “New Rules” tregoi fleksibilitetin e saj duke ngritur këmbën deri në kokë, duke e bëri kështu edhe më interesante fotografinë.

Muajin e kaluar, këngëtarja u zbulua se ishte nominuar për tri kategori në çmimet Brits 2021: “Artistja më e mirë”, “Albumi më i mirë i viti” dhe “Kënga më e mirë e vitit”.

Dua gjithashtu do të ngjitet në skenë në ngjarjen muzikore të shumë pritur e cila do të transmetohet më 11 maj nga “The O2 Arena” në Londër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori