LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Sheqerinska në takim të ministrave të vendeve anëtare të NATO-s: Merret vendim për tërheqjen graduale nga Afganistani

Osmani dhe Sheqerinska në takim të ministrave të vendeve anëtare të NATO-s: Merret vendim për tërheqjen graduale nga Afganistani

Forcat aleate të NATO-s nga 1 maji fillojnë me tërheqjen nga Afganistani. Ky është vendimi nga takimi i Ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të NATO-s në të cilin morën pjesë Ministrat, Bujar Osmani dhe Radmilla Sheqerinska, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Nga atje thonë se në takim aleatët kanë theksuar se presin të krijohen kushtet për një kapitull të ri për të ardhmen e Afganistanit, në të cilin rolin kryesor do ta kenë qytetarët e vendit. U riafirmua mbështetja e tyre të fortë për zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve të sigurisë në Afganistan.

“Shtetet anëtare të Aleancës janë zotuar të forcojnë përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje politike dhe përfundim të suksesshëm të procesit të paqes në Afganistan përmes dialogut të brendshëm inkluziv brenda vendit.


Në takim, ministrat gjithashtu analizuan zhvillimet e reja në dhe rreth Ukrainës. U shprehën shqetësime në lidhje me veprimet e Rusisë dhe vendosjen e shtuar të trupave përgjatë kufirit me Ukrainën.

U shpreh mbështetje e fortë dhe unanime për Ukrainën, si dhe për integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, thonë nga MPJ.

Gjithashtu, shtojnë nga atje, u theksua edhe mbështetja e dialogut politik brenda kornizës së Marrëveshjes së Minskut, për të cilën ata i bënë thirrje Rusisë që t’i përmbahet parimeve të kësaj marrëveshjeje në drejtim të mos përshkallëzimit të tensioneve dhe për të forcuar paqen dhe sigurinë globale.

“Vendi ynë ka marrë pjesë në misionin në Afganistan që nga viti 2002. Si pjesë e misionit, morëm pjesë me më shumë se 3.100 persona, në mesin e të cilëve edhe oficerë, nënoficerë, mentorë, njësitë të këmbësorisë dhe personel mjekësor”, thonë nga MPJ.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut kontribuon në misionin në Afganistan me 22 anëtarë të Armatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori