LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë kandidatë për deputetë shkaku i blerjes së votave në Bullgari

Arrestohen pesë kandidatë për deputetë shkaku i blerjes së votave në Bullgari

Pesë kandidatë për deputetë në parlamentin Bullgar u arrestuan për blerjen e votave, njoftoi sot zyra e prokurorit.

Dy prej tyre u mbajtën në paraburgim për 72 orë, dy të tjerët u ndaluan për një kohë të pacaktuar dhe njëri u la i lirë me kusht, raporton agjencia bullgare BTA, citon novinite.


Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, Siyka Mileva, vlerësoi se për herë të parë, në përputhje me Ligjin për Pastrimin e Parave, më shumë se 195 mijë euro u sekuestruan me kërkesë të prokurorisë në mënyrë që të parandalonte përdorimin e tyre për blerjen e votave.

Edhe pse i fitoi zgjedhjet në Bullgari, Borissov nuk do të jetë sërish kryeministër
Lexo po ashtu Edhe pse i fitoi zgjedhjet në Bullgari, Borissov nuk do të jetë sërish kryeministër

“Një është një person që kishte imunitet në atë kohë. Pjesëmarrësi i dytë në grup është një person i cili ishte një ish-kandidat për eurodeputet, një ish-nënkryetar i një komune në Bullgari dhe një këshilltar aktual komunal në të njëjtën komunë. Pjesëmarrësi i tretë është një person me një ndikim të fortë në lagje të caktuara me një popullsi kryesisht rome”, shtoi ajo.

Grupi ka funksionuar nga 6 shkurti deri në ditën e zgjedhjeve – 4 prill, në të gjithë vendin. Kishte një strukturë piramidale. Në krye ishte një organizator, i cili zotëron katër kompani tregtare, drejton një kompleks hotelier, një TV kabllor dhe një fabrikë. Ai gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me kryesinë e partisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori