Sot kemi vizituar një njeri të veçantë, një njeri unik, ashtu sikurse edhe emri i tij. Një njeri, entuziazmi i të cilit i ka thyer të gjitha barrierat.
Jo më kot thonë se muzika është edhe ushqim i shpirtit. E tillë është edhe për Unik Ukshinin nga Ferizaj. Ndonëse i verbër, dashurinë për muzikën e shpreh në çdo tast të instrumentit të tij muzikor. Madje, Unikun me këtë studio muzikore e ndan vetëm gjumi.
“Muzikën kom fillu prej fminisë dmth. Po, që me hy tamom në muzikë, pasi që e vërejti një dajë i jemi që osht muzikant ka fillu mu marrë me mu. Përkundër dëshirës me fillu prej vogjëlisë qysh e don muzika, kom fillu profesionalisht prej shkollës së mesme. Krejt kohën, veç bukën që se ha ktu, krejt kohën e kaloj ktu. Kjo është komplet veprimtaria jeme”, ka deklaruar Uniku.
Ai shton se çdo gjë që bënë në jetë, në sfond e ka muzikën.
“Gjithçka e shoqëroj me muzikë. Lidhja është shumë shumë e ngushtë. Aq e ngushtë saqë as nuk mendoj as nuk muj me bo tjetër çka përveç saj, përveç muzikës. Nuk ka muzikë të keqe nëse e kisha qujt të keqe të mire e kisha qujt aj që e ka punu ose që e ka knu. Po përndryshe mu që mem flejt është muzika e huaj. Sa i përket saj kom met në të vjetrën se jom marak shumë në muzika të viteve të 90-ta dhe të fillimeve të vitit 2000. Dmth këto muzika që kanë mbetë, që svdesin kurrë”, u shpreh ai.
Uniku ka folur edhe për paragjykimet në shoqëri, por që sipas tij ato kanë qenë të rralla.
“E lehtë është dukë që nuk ka qenë para se me hy, sepse i kam mendu ato pasojat e paragjykimeve që që fatmirësisht më ka dale shumë e kundërt se jom mirëprit tepër mirë prej shoqërisë dhe shumicës së mësimdhënësve kështu që vështirësi ka qenë literatura për neve, literature e muzikës për persona të verbër. Po edhe kjo u tejkalu se me literaturë kanë probleme edhe tjert kështu që.. Ankesa të tilla ose problematika të tilla kemi pasë përndryshe ka qenë e lehtë sepse kur sje vet, gjithçka është e tejkalushme”, tregon Uniku.
Çiltërsia e pozitiviteti i tij kanë bërë që Uniku të jetë i rrethuar me njerëz që e duan. Një ndër ta është edhe muzicienti Durim Domaneku, me të cilin e lidh pikërisht muzika.
“Uniku më jep motiv, Unikun e kom si shtyllë kryesore. Është privilegj që punoj me Unikun.Për mu edhe si fjalë unike poashtu është unik edhe kshtu. Gjatë punës që punoj me to ka shumë ide. Çdoherë, çdo sen të jep ide, të jep motiv për jetë, nuk të len mu dëshpru”, u shpreh Domaneku. /RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama