LAJMI I FUNDIT:

Japin dorëheqje policët që e “vranë” afrikano-amerikanin, Daunte Wrightin

Japin dorëheqje policët që e “vranë” afrikano-amerikanin, Daunte Wrightin

Shefi i Policisë së Minnesotës, Tim Gannon dhe oficerja, Kim Potter kanë dhënë dorëheqje pas të shtënave vdekjeprurëse të 20-vjeçarit, Daunte Wright, njoftoi të martën Kryetari i Bashkisë, Mike Elliott.

Poter u identifikua të hënën si oficeri i parë në pamjet e lëshuara nga kamerat duke qëlluar Wrightin, raporton foxnews.

Gannon bëri thirrje për të publikuar pamjet pasi që besonte se oficerja nuk e kishte ndërmend ta vrisgte afrikan-amerikanin duke e kategorizuar incidentin si një “shkarkim aksidental”.


Ndërkohë, autoritetet e Minesotës arrestuan rreth 40 persona pasi protestuesit dhe policia u përplasën për një natë të dytë në Brooklyn Center.

Policia vret edhe një afrikano-amerikan, reagon Joe Biden
Lexo po ashtu Policia vret edhe një afrikano-amerikan, reagon Joe Biden

Qindra njerëz u mblodhën të hënën jashtë Departamentit të Policisë së Qendrës Brooklyn dhe kundërshtuan shtetrrethimin. Ata kërkuan drejtësi për Daunte Wrightin.

Ndryshe, Joe Biden ka reaguar gjatë ditës së djeshme duke thënë se po pret hetimet për të dhënë një mendim më të saktë. /Telegrafi/