LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë të domosdoshme për të tërhequr investimet

Kosnett: Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë të domosdoshme për të tërhequr investimet

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e shoqëruar nga zëvendësministri Getoar Mjeku dhe këshilltarja e lartë Leman Hatashi, priti sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, dhe zyrtarin e ambasadës për çështje ekonomike, Dillon Green.

Ministrja Rozeta Hajdari e njoftoi ambasadorin mbi prioritetet e ministrisë, duke nënvizuar ngritjen e konkurrueshmërisë në industri, përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, si dhe tërheqjen e investimeve dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja Hajdari rikujtoi përkushtimin ndaj bashkëpunimit rajonal në iniciativa për zhvillim të turizmit dhe sektorëve të tjerë industrialë si dhe ndaj marrëdhënieve të mira tregtare – gjithnjë brenda një kuadri ku Republika e Kosovës trajtohet e barabartë me vendet e rajonit të Evropës Juglindore.


Sipas komunikatës ministrore ambasadori Kosnett shprehu vullnetin e qeverisë amerikane për një etapë të re të marrëdhënieve dypalëshe, që shënon kapërcimin nga dhënia e ndihmës te ndërtimi i partneritetit me Republikën e Kosovës, duke përfshirë investimet nga diaspora.

Ai përgëzoi përkushtimin ndaj bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se rajoni ka nevojë për Kosovën dhe se Kosova duhet të ndjekë interesat e saj përmes mekanizmave të ndryshëm të bashkëpunimit. Ambasadori Kosnett rikujtoi se sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë janë të domosdoshme për të tërhequr investimet dhe për të ndërtuar ura të reja me diasporën.

Ministrja Hajdari e falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së.

Të dy çmuan marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të thelluar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtësi
Kalo në kategori