Një në dhjetë konsumatorë në Kosovë përdor smartphone për të paguar dhe kryer transaksione, ndërsa 30 për qind e të gjithë të anketuarve është e interesuar të përdorë këtë mundësi pagese në të ardhmen. Studimi rajonal i kryer nga Visa tregon rritjen e ndërgjegjësimit midis qytetarëve kosovarë në lidhje me nevojën për të aplikuar teknologji moderne, duke zbuluar gjithashtu hapësirë të konsiderueshme për të përmirësuar opsionet inovative për pagesa pa kontakt nga pala tregtare.
Pothuajse 76 për qind e të anketuarve treguan se përvoja e tyre personale me mënyra të ndryshme pagese ndikoi në zgjedhjen e tyre të mënyrës së pagesës. Të anketuarit përmendin komoditetin (56 për qind), thjeshtësinë (45 për qind) dhe mungesën e rrezikut për të humbur portofolin me para (45 për qind) si përfitimet më të mëdha të pagesave nga celulari. Rreth 82 për qind e të gjithë të anketuarve besojnë se përdorimi i një smartphone për të paguar është më i sigurt për sa i përket masave shëndetësore që lidhen me Covid-19.
Kur iu kërkua të rendisnin të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat janë të gatshëm të paguajnë nëpërmjet smartphone, faturat mujore dhe shërbimet e parkimit janë në krye të listës (41 për qind), ndërsa biletat e teatrit, kinemasë dhe transportit publik vijnë në vendin e dytë (35 për qind). Të tretat në radhë janë pagesat në dyqane, kafene dhe restorante (33 për qind). 32 për qind e të anketuarve janë shumë të interesuar për blerjet e mëdha të biletave për udhëtime ose blerjet e mobiljeve.
“Ne besojmë se pagesat nga celulari së shpejti do të bëhen pjesë e rutinës ditore të së gjithëve në rajonin e Evropës Juglindore, pasi ato ofrojnë komoditet, shpejtësi dhe siguri për shkak të metodave inovative të vërtetimit përmes gjurmëve të gishtave dhe ID-së së fytyrës. Duhet kohë për të pranuar zgjidhje të reja teknologjike, por pagesat celulare duhet të shikohen si një faktor i ri i formës që mundësohet nga zhvillimi i teknologjisë në një mënyrë të ngjashme si kartat pa kontakt kur ato u prezantuan për herë të parë. Duke pasur parasysh familjaritetin dhe përdorimin e teknologjisë pa kontakt në të gjitha vendet e rajonit, ne mendojmë se pranimi i pagesave celulare mund të ecë me një shpejtësi edhe më të lartë“ tha Vladimir Djordjevic, Drejtori i Përgjithshëm i Visa për Evropën Juglindore.
Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut kryeson për sa i përket pranimit të pagesave me celular – më shumë se një e treta e konsumatorëve e përdorin këtë mundësi gjatë kryerjes së transaksioneve ditore. Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia shënojnë rezultate të mira, me rreth një të katërtën e të anketuarve që paguajnë me nje një prekje nga celulari. Shqipëria tregon trende të ngjashme si Kosova me çdo të dhjetë të anketuar që përdor tap për të paguar me smartphone-in e tyre.
Pavarësisht zakoneve të ndryshme, hulumtimet tregojnë se konsumatorët nga rajoni tregojnë gatishmëri për të adoptuar teknologji moderne, qofshin ato pagesa apo metoda identifikimi, dhe për të provuar veçori të reja të smartphone-ve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova