LAJMI I FUNDIT:

Me paraqitje elegante, Rita Ora i befasoi me vizitën e saj fëmijët e sëmurë të një spitali në Sydney

Me paraqitje elegante, Rita Ora i befasoi me vizitën e saj fëmijët e sëmurë të një spitali në Sydney

Anëtaret e jurisë së spektaklit “The Voice Australia”, Rita Ora dhe Jessica Mauboy morën një pushim nga xhirimet të enjten për të vizituar pacientët në Spitalin e Fëmijëve ‘Westmead’ në Parramatta, Sydney.

Këngëtaret elegante kishin veshur kostume të ngjashme me pastel ndërsa dilnin nga spitali me ekipin e tyre, pasi kaluan pasditen duke argëtuar fëmijët e sëmurë, shkruan DailyMail.


Superylli shqiptaro-britanik Rita, 30 vjeçe, kishte veshur një xhaketë blu të madhe dhe pantallona të ndezura, të cilat i kombinoi me një bluzë të së njëjtës ngjyrë.

Ajo i la flokët e saj në stilin kaçurrela të lirshme, teksa kishte vënë disa gjerdanë rreth qafës.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” dukej e gëzuar ndërsa bisedoi me shoqen e saj Jessica, e cila dukej gjithashtu bukur në një ansambël të verdhë të ndritshëm.

Të dy artistes u përqafuan jashtë spitalit të fëmijëve, pas asaj që me sa duket ishte një vizitë emocionale.

Ato duket se kanë krijuar një miqësi të ngushtë gjatë xhirimeve të “The Voice Australia” në Eveleigh, Sydney, gjatë javëve të fundit.

“The Voice Australia” përfundoi xhirimet të dielën në mbrëmje dhe konkursi i talenteve do të transmetohet në Channel Seven më vonë gjatë vitit.

Përfundime të shumëfishta u xhiruan në mënyrë që të mbanin sekret identitetin e fituesit të shfaqjes, raporton The Daily Telegraph.

Pasi të ketë përfunduar angazhimet e saj për xhirimet, Rita pritet të kthehet në Mbretërinë e bashkuar në javët e ardhshme.

Përveç Ritës dhe Jessicës, anëtarë jurie në edicionin e sivjetmë të “The Voice Australia” ishin edhe: Keith Urban dhe Guy Sebastian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Frenkie De Jong martohet me të dashurën e fëmijërisë Mikky Kiemeney pas 10 vjetësh së bashku

Frenkie De Jong martohet me të dashurën e fëmijërisë Mikky Kiemeney pas 10 vjetësh së bashku

Magazina
I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

Magazina
Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori