Maqedonia e Veriut, Kosova dhe BeH nga COVAX do të marrin 100.602 vaksina “Pfizer”
Afërsisht 14,1 milion doza të vaksinave Pfizer/BioNTek do të shpërndahen në 47 vende në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi sot Lidhja globale për vaksina dhe imunizim (Gavi), njofton AIM.
Siç transmeton Radio Evropa e Lirë (REL) dërgesa e vaksinave do të realizohet në periudhën nga prilli deri në qershor të këtij viti.
Sipas informatave të fundit të publikuara nga Gavi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova përmes sistemit Covax në periudhën nga prilli deri në qershor duhet të marrin 100.620 doza të vaksinës Pfizer.
Në këtë rreth të tretë nuk janë sistemuar vaksinat për Malin e Zi, ndërsa Serbia pritet të marrë 28.080 doza.
Gavi, i cili udhëheq me Covax-in së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Koalicionin për inovacione në përgatitje për epideminë, citon se ata në rrethin e parë kanë dorëzuar 1,2 milion doza Pfizer të 18 pjesëmarrësve në program.
Gjatë rrethit të dytë janë dorëzuar 237 milion doza të vaksinës Astra Zeneka deri te 142 pjesëmarrës në program dhe dërgesa ende është në vijim.
Vendet e Ballkanit Perëndimor dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit përmes sistemit Covax i morën kah mesi i marsit.
Maqedonia e Veriut, si dhe Mali i Zi morën 24.000 vaksina AstraZeneka, Bosnja e Hercegovina mori 26.400 doza të vaksinave AstraZeneka si dhe 23.400 vaksina BioNTeh-Pfizer. Gjithashtu pritet më 22 ose 23 prill të mbërrijnë 81.600 doza të vaksinave Astra Zeneka.
Në Kosovë kanë mbërritur 24.000 doza të vaksinës AstraZeneka, ndërsa pritet Kosova në suaza të programit të marrë gjithsej 100.800 doza të vaksinave AstraZeneka.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë