Kirurgu turk “ia kthen gishtin e dorës në vend” pacientit të tij, 19 orë pasi ai e kishte “këputur”
U desh një udhëtim jo edhe i lehtë nga Malta në Turqi dhe aftësitë e një kirurgu, por ia ka vlejtur.
Bëhet fjalë për një rrëfim të Berk Altınelli, i cili është “ribashkuar” me një pjesë të gishtit të tij tregues, të prerë, përcjell Telegrafi.
Dhe për Mehmet Veli Karaaltın, i cili operoi inxhinierin 29-vjeçar në Stamboll, ka të ngjarë të jetë i pari rast në botën mjekësore kur një gisht i prerë i një pacienti “u qep” përsëri në vendin e tij, pas 19 orësh.
“Nuk ka një operacion të tillë kur një gisht bashkohet përsëri pas një kohe kaq të gjatë dhe arrin të funksionojë normalisht”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.
Altınelli ishte duke punuar në një anije afër Maltës kur gishti tregues i dorës së tij të djathtë iu pre në një aksident në shkurt.
Siç thuhet më tej, ai e vendosi pjesën e prerë në akull përpara se një helikopter ta evakuonte në një spital maltez, por mjekët atje i thanë se nuk mund të bënin asgjë dhe se ai duhet të “hidhte” gishtin.
Inxhinieri në panik u këshillua me xhaxhain e tij në Stamboll, një dentist, dhe pyeti nëse gishti i tij mund të “qepet” dhe të kthehet në vendin e tij përsëri.
Pas një kërkimi të shkurtër, familja e tij arriti te Karaaltın, një ekspert në mikrokirurgji.
Karaaltın u tha atyre se çdo gjymtyrë e prerë duhet të qepet përsëri brenda nëntë orësh më së shumti pasi indet do të vdisnin dhe gishti do të ishte i padobishëm, por ai vendosi që gjithsesi t’i jepte një shans atij, shkruan DailySabah, përcjell Telegrafi.
Pasi një mik i solli një mini-frigorifer në të cilin do të mbante gishtin e prerë, Altınelli filloi një kërkim të furishëm për të gjetur një fluturim për në Turqi, por kufizimet e pandemisë COVID-19 ia kishin vështirësuar këtë gjë.
Më në fund, ai rezervoi një fluturim dhe vendosi frigoriferin në çantën e shpinës.
Një ambulancë e mori atë nga aeroporti dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.
Pas 11 orësh operacioni të përpiktë, gishti i tij ishte përsëri në vendin e tij.
Ai tani është duke u përgatitur për terapi fizike që të jetë në gjendje ta përdorë, siç bënte edhe më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe