LAJMI I FUNDIT:

Ilir Shaqiri: Shaqir Hoti – Baca i folklorit burimor dardan

Ilir Shaqiri: Shaqir Hoti – Baca i folklorit burimor dardan

U lind në Has, pranë brigjeve të Drinit të Bardhë, me 14 qershor, 1936

Shkruan: Ilir Shaqiri


Ende pa e mësuar mirë shqiptimin e fjalëve në gjuhën tonë të bukur, mësoi renditjen e gishtave në pipëz, teksa bubërrohej në prehër të babait, Xheladinit, derisa ai interpretonte mjeshtërisht në fyell e kavall.

Kjo dashuri fëmijërore për instrumentet frymore të traditës, do ta përcillte tërë jetën. Dhe e mbushi atë (jetën) me krijime, interpretime dhe studime të paçmueshme në kulturën e traditës sonë të pastër.

Mbi 2000 instrumente janë gdhendur nga duart e tij, mijëra melodi janë luajtur nga gishtat e tij, qindra këngë e valle mbajnë vulën e tij, shpirtin e tij.

I lidhur fort me vendlindjen, ai mblodhi lëndën e parë nga: dheu, druri, guri, bari, briri, gjethi, kallami, lëkura, gëzhoja e frytit të arrës e të lajthisë, nga çdo gjë në natyrë që ka një brendi, një hapësirë ku mund të hyjë ajri dhe me punë artizanale, me mjete fare të thjeshta i bëri ato që të flasin në gjuhën e bukur muzikore.

Në fushën e folklorit, kjo krijimtari ka vlera të padiskutueshme: historike, antropologjike, etnologjike, etnografike, estetike dhe semiotike, duke qenë frymëzuese e përbotshme, burim i pashtershëm për krijimtarinë e re muzikore artistike të etnisë sonë.

Ndaj, mjeshtrja e tij artizanale, instrumentet e tij frymore, krijimet e tij muzikore, interpretimet e tij dhe punimet shkencore në fushën e folkloristikës do të jenë vlera të paçmueshme për Institutin e Folklorit dhe Muzeun Kombëtar, të cilët duhet patjetër ta krijojnë një hapësirë në ambientet e tyre (kërkesë kjo e para 10 vitesh), që do të emërtohej “Oda e Shaqës”, aty ku do të takohemi përherë ne dhe brezat që do të vijnë, me artin e tij, me shpirtin e tij.

Lamtumirë, baca Shaqë!

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori