LAJMI I FUNDIT:

Ryva Kajtazi: Do t’jua sugjeroja të gjithëve një pushim në Maldive të paktën një herë

Ryva Kajtazi: Do t’jua sugjeroja të gjithëve një pushim në Maldive të paktën një herë

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, ka rrëfyer së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”, pesë datat më të rëndësishme të jetës së saj.

Ndër to, ajo ka cekur datën e martesës së sa, 29 gushtin e vitit 2014.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Fidani, kishin vendosur që kurorëzimin e dashurisë së tyre me martesë ta bënin në një ceremoni private në Ishujt Maldive.


Përgjatë bisedës, këngëtarja e hitit “Barnatorja”, tregoi se si e kujton momentin më të rëndësishëm të jetës së saj.

“Në atë kohë më ka ardhur një befasi e madhe për ta bërë ceremoninë atje dhe kemi kaluar një pushim të jashtëzakonshëm. Një kujtim shumë i bukur që s’do ta harroj asnjëherë, gjithçka ka shkuar mirë, perfekt”, ka thënë fillimisht Ryva.

Ky muaj mjalti erdhi për këngëtaren si një pushim i qetë pas një kohe me shumë ngarkesë, teksa thotë se do t’ua sugjeronte të gjithë njerëzve që të vizitonin vende të tilla së paku një herë.

Me shpresa të shuara nga doktorët e katër muaj e shtrirë - Ryva Kajtazi me lot në sy tregon vështirësitë e të sjellit në jetë vajzën e saj
Lexo po ashtu Me shpresa të shuara nga doktorët e katër muaj e shtrirë - Ryva Kajtazi me lot në sy tregon vështirësitë e të sjellit në jetë vajzën e saj

“Iu kisha sugjeruar krejt njerëzve me pas një pushim të tillë të paktën një herë, s’ka lidhje a në martesë apo pas martesës. Sidomos për njerëzit që duan të bëjnë një pushim të qetë. Ti [i referohet Libertës] e din sepse ke qenë në një prej këtyre vendeve. Unë për vete ndoshta pse jam lodhur prej tollovive, kështu që pushimi i qetë ishte i mirëpritur. Si i hapje sytë me një pamje të tillë, ti ke qenë i relaksuar, s’kishe nevojë të bëje diçka për t’u ndjerë mirë, kështu që ka qenë një prej gjërave më të bukura që kemi bërë”, ka deklaruar Kajtazi.

Ryva përndryshe prej vitesh jeton me bashkëshortin e saj Prishtinë dhe ka dy fëmijë: Dorelën dhe Fronin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Magazina
Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Magazina
“Je më i miri, vetëm vazhdo” - Gjestit i vie një tjetër dron në Big Brother VIP Albania

“Je më i miri, vetëm vazhdo” - Gjestit i vie një tjetër dron në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Pas pajtimit me Don Xhonin, Stresi: Jemi në bisedime që të pajtojmë Adelinën me Leonorën

Pas pajtimit me Don Xhonin, Stresi: Jemi në bisedime që të pajtojmë Adelinën me Leonorën

Magazina
Kalo në kategori