LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Mianmarit në OKB bën thirrje “për sanksione ndaj vendit të tij”

Ambasadori i Mianmarit në OKB bën thirrje “për sanksione ndaj vendit të tij”

Vetë ambasadori i Mianmarit në Kombet e Bashkuara ka kërkuar “veprime të forta” kundër juntës, ndërsa dolën raportet për rritje të numrit të të vrarëve në shtypjen e fundit të ushtrisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi ka qenë në trazira që kur ushtria rrëzoi udhëheqësin civil Aung San Suu Kyi në shkurt, me protestuesit që refuzuan t’i nënshtrohen regjimit të juntës dhe vazhdojnë të kërkojnë një kthim në demokraci.

Me më shumë se 600 njerëz të vrarë nga forcat e sigurisë duke u përpjekur të shuajnë lëvizjen, komuniteti ndërkombëtar ka ngritur gjithnjë e më shumë alarmin mbi krizën.


Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, ambasadori i Mianmarit kërkoi veprim më konkret – duke propozuar një zonë të ndaluar nga fluturimet, një embargo armësh dhe sanksione më të shënjestruara kundër anëtarëve të ushtrisë dhe familjeve të tyre.

“Veprimi juaj i fortë dhe kolektiv është i nevojshëm menjëherë”, citohet të ketë thënë ambasadori Kyaw Moe Tun në takim.

“Koha është thelbësore për ne”, tha ai. “Ju lutem, ju lutem ndërmerrni veprime”.

Sipas France24, një analist i pavarur me Grupin Ndërkombëtar të Krizave gjithashtu paralajmëroi këshillin se Mianmar ishte “në prag të dështimit të shtetit”.

“Shumica dërrmuese e popullsisë nuk dëshiron rregull ushtarak dhe do të bëjë gjithçka që duhet për të parandaluar atë rezultat. Megjithatë ushtria duket e vendosur të imponojë vullnetin e saj”, ka thënë Richard Horsey.

Ndryshe, Kina dhe Rusia kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit dhe zakonisht kundërshtojnë sanksionet ndërkombëtare.

Sidoqoftë, Pekini – aleati i ushtrisë së Mianmar – ka shprehur shqetësim në rritje rreth paqëndrueshmërisë dhe ka thënë se po u flet “të gjitha palëve”.

Gjithashtu ka pasur raporte se Kina ka hapur kontakt me CRPH, një grup që përfaqëson qeverinë civile të rrëzuar.

Të paktën 618 civilë janë vrarë në shtypjen e ushtrisë ndaj protestave, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë, një grup lokal monitorimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori