Agjencia Kundër Korrupsionit, vazhdon të dërgojë kallëzime penale për korrupsion në prokuroritë e Kosovës, por ato nuk po trajtohen me prioritet të duhur, thonë zyrtarët e agjencisë.
Agjencia, në bazë të kompetencave ligjore është përgjegjëse për zhvillimin e procedurave hetimore paraprake të rasteve të dyshimit për korrupsion. Në bazë të hetimeve, agjencia ngre kallëzimet penale në prokurori.
Drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli, tha për Radion Evropa e Lirë, se rastet e dyshuara për korrupsion të nivelit të lartë duhet të merren me seriozisht.
“Me vet faktin që në vitin 2020, kemi pasur të bëjmë me pandemi, rastet kanë shkuar ngadalë, por edhe kështu nga praktika, rastet e profilit të lartë po shkojnë ngadalë”, tha Havolli.
Havolli, thotë se në kallëzimet e dërguara në prokurori, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme.
“Ka [raste] ministra, zëvendësministra, drejtorë, dekanë, pro-dekanë, drejtorë të bordeve, sekretarë permanentë, sekretarë të ambasadave dhe të natyrave të tjera, për të cilët është ushtruar kallëzim penal nga ana e agjencisë”, tha Havolli.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka në proces të punës disa raste të zyrtarëve të nivelit të lartë që dyshohen për korrupsion.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se vetëm në vitin e kaluar janë shënjestruar tetë raste dhe janë ngritur 10 aktakuza.
“Janë ngritur 10 aktakuza për shkak të rasteve të shënjestruara vitin paraprak. Deri tash i kemi shënjestruar diku rreth 60 raste prej tyre 35 kanë të bëjnë me korrupsion 25 me krimin e organizuar, kurse disa të tjera i kemi në pezullim”, tha Isufaj.
Ai tha se rezultate konkrete nga ngritja e këtyre aktakuzave duhet të priten më vonë, pasi që siç thotë ai, duhet respektuar proceduarat dhe të kompletohet dokumentacioni.
“Edhe nëse duam me i zvarrit nuk mundemi sepse në momentin kur fillojnë hetimet zyrtarisht ato zgjasin dy vjet, edhe po të donim ne më tepër nuk mundemi”, tha Isufaj.
Nga ana tjetër, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, institut ky që monitoron punën e sistemit të drejtësisë, thotë se numri i prokurorëve në Kosovë në vitet e fundit është rritur tej mase duke ndikuar që numri i lëndëve në krimet e rënda në prokurori themelore por edhe në Prokurorinë Speciale të ulen ndjeshëm. Por, sipas tij, për raste të nivelit të lartë nuk ka vullnet e guxim që të punohet në to.
“Ka mungesë guximi nga një pjesë e madhe e kryeprokurorëve për të hetuar dhe ndjekur rastet e profilit të lartë, në rastet kur ngritën aktakuzat, vonesa të mëdha paraqiten në gjykata, ku për shkak të keqmenaxhimit në raste edhe me qëllim të KGJK-ë, departamentet për krime të renda në gjykata pothuajse nuk e kanë vëmendjen e duhur të KGJK-së”, tha Mifataj.
Gjatë vitit 2020, sipas raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, janë zhvilluar procedura hetimore paraprake në gjithsej 313 raste, prej të cilave 134 janë bartur nga viti paraprak, kurse gjatë vitit 2020 janë pranuar edhe 179 raste.
Prej tyre 124 raste, sipas raportit, janë përcjellë në Prokurori dhe në Polici për procedim të mëtutjeshëm, 16 raste janë përcjellë në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, kurse 112 raste janë mbyllur.
Mbi 90 raste janë mbyllur për shkak se pas zhvillimit të procedurës së hetimeve paraprake është konstatuar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme.
Katër raste janë mbyllur në pajtim me kornizën ligjore në fuqi, për shkak se Agjencia nuk ka pas kompetencë për zhvillimin e procedurës së hetimeve paraprake dhe 14 raste janë mbyllur për shkak se ka qenë duke u zhvilluar procedurë penale nga organet kompetente.
Kurse 61 raste, janë në procedurë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj